Një 67-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti me makinë në Samaticë të Beratit.
Viktima Zenun Zeka dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës duke dalë nga rruga.
Makina është përmbysur në një kanal anash rrugës, gjë që ka shkaktuar vdekjen. Zona ku ndodhi aksidenti nuk është e ndriçuar.