Dita e Forcave të Armatosura Italiane, ministri Nufi merr pjesë në pritjen e ambasadës italiane në Tiranë: Partnerë të ngushtë në mbrojtje

Aktualitet | 13 minuta më parë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, mori pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Ambasada Italiane në Tiranë, me rastin e Ditës së Bashkimit Kombëtar dhe të Forcave të Armatosura Italiane.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministri Nufi e cilësoi këtë festë si “një ditë me rëndësi të veçantë për historinë, identitetin dhe traditën ushtarake të Italisë”, duke shtuar se ajo “përfaqëson një moment nderimi për ata që kanë shërbyer në mbrojtje të vendit, duke reflektuar vlerat e atdhedashurisë dhe sakrificës”.

Duke u ndalur te marrëdhëniet dypalëshe mes Tiranës dhe Romës, kreu i Ministrisë së Mbrojtjes vlerësoi partneritetin strategjik në kuadër të Aleancës Atlantike.

“Shqipëria dhe Italia, si aleatë në NATO dhe partnerë të ngushtë, ndajnë një marrëdhënie të veçantë, të ndërtuar mbi miqësinë, besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, shkroi Nufi.

Në mbyllje të mesazhit të tij, ministri përcolli urimet për ushtarakët italianë, duke shprehur “respekt për Forcat e Armatosura Italiane dhe për vlerat që na bashkojnë”.

  • /rtsh.al/

     


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme