Kryesore

179 ditë protestë/ Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, thirrje për mobilizim masiv më 28 nëntor

19:57 - 25.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej 179 ditësh, qytetarët vijojnë protestën e tyre kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës dhe mbajtjen e përgjegjësisë politike për situatën në vend.

Në protestën e tyre para Kryeministrisë, qytetarët nuk tërhiqen nga qëndresa e tyre, ndërsa mesazhi i përcjellë gjatë tubimit është i qartë: dorëheqja e kryeministrit dhe fundi i qeverisjes së tij.

Në prag të 28 Nëntorit, protestuesit kanë bërë thirrje për mobilizim masiv, duke ftuar qytetarët t’i bashkohen revoltës dhe të dalin në shesh për të kërkuar ndryshimin.

“Ju erdhi fundi!”, ishte thirrja e përcjellë gjatë tubimit, ndërsa 28 Nëntori shihet si një tjetër moment i rëndësishëm i protestës qytetare kundër Edi Ramës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.