VIDEO - Kazinoja te ‘Air Albania’/ Zbardhen fijet që të çojnë te Olsi Rama

21:58, 25/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

E kemi parë shpesh në aferat korruptive të kësaj qeverie, se si krijohen rishtazi kompani për të garantuar kushtet, e më pas tërhiqen rrugës duke nxjerr në pah përfituesit e vërtetë. Në këtë rast, këto skema kriminale, nuk janë bërë vetëm në bashkëpunim në sektorin privat, poor çdo gjë është bërë nën lupën shtetërore, pasi për këtë sektor çdo veprim duhet me miratim paraprak nga institucionet siç Agjencia e Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit dhe Ministria e Financave. Përballë shkeljeve të pastra ligjore, Ministri i Financave Petrit Malaj ka larguar përgjegjësinë nga vetja, duke e kaluar topin tek vartësit, por ajo që ministri nuk ka në dorë e përballë të cilave nuk mund të fshihet, janë ligji dhe dokumentet e përdorura në këtë rast.

Sigurisht, transparenca nuk u la me kaq. Institucionet e rradhës që u njoftuan për këtë aferë janë Ministria e Financave dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare që do duhet ta kishin hetuar me kohë këtë rast. Por sigurisht ku janë interesa që mund të lidhen me vëlla Olsin apo shoqërinë e tij, shteti vepron me sy mbyllur.

Ajo që na habit është shërbimi deri në inkriminim që këta zyrtarë bëjnë për shefin. Pas publikimit për herë të parë të këtij skandali, prezupozohet se institucionet audituese në Ministrinë e Financave dhe institucionet e saj të varësisë të kryenin disa veprime administrative. Por nuk ka ndodhur kështu.

Me shkresën Nr.3668 prot., datë 11.08.2026 deputeti Belind Këlliçi kërkon sqarime nga Ministri Malaj ku vë në dijeni dhe Drejtorin e Parandalimit të Parave Ervin Koçi. Në mënyrë të përmbledhur Ministri Malaj informohet për gjetjet e deputetit duke filluar që nga blerja e një pasurie 320.000 euro dhe pas 60 ditësh rivlersohet 26.000.000 euro. Informohet se GLG Investment zotërohet 100% nga shoqëria Lake Horizont llc e regjistuar offshore në Ëyoming të Amerikës. Njoftohet se në Shqipëri aksioner fundor deklarohet një shtetas venezuelan, por në dokumentacionin zyrtar, ky shtetas rezulton të jetë punonjës ndërsa aksionerët mbahen të fshehur. Në fund Ministrit Malaj i drejtohen disa pyetje.

A jeni njoftuar nga AMLF-ja, për kërkesën e shoqërisë SPACE+ sh.a për ndryshimin e aksionarit kryesor?

A keni kryer ju verifikime pas publikimit të fakteve nga Partia Demokratike në datën 28 korrik, për procedurat ligjore të ndjekura nga AMLF-ja si dhe për pasurinë e përdorur për rritjen e kapitalit?

Sipas të dhenave të bilanceve shoqëria GLG Investment nuk ka kryer asnjë rivlerësim të pronës dhe as ka paguar tatimin përkatës. A keni kërkuar ju nga strukturat në varësin tuaj si Hetimi Tatimor dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare të kryejnë verifikime urgjente pasi kjo është një nga skemat klasike të përdorura për pastrimin e parave?

A është shtetasi Venezuelan Joselises Maradey Marquez aksioneri fundor/ pronari i ri i kazinosë pranë Air Albania, e cila sipas Autoritetit të Konkurrencës zotëron rreth 25% të tregut të lojrave të fatit?

Përgjigjia është qesharake, ose me saktë siç thotë shefi i tyre, “përgjegjësia është individuale”. Madje, Ministri Malaj largon edhe përgjegjësinë nga vetja.

Sipas këtij kuadri, Ministria është institucioni përgjegjës për hartimin, koordinimin dhe monitorimin e politikave shtetërore në fushën e financave publike, sistemit fiskal, tregjeve financiare dhe zhvillimin ekonomik, si dhe për përgatitjen e kuadrit ligjor e nënligjor përkatës, duke vepruar në nivel strategjik dhe politikbërës.

Në ushtrimin e këtyre funksioneve, Ministria vepron në nivel strategjik dhe politikbërës, ndërsa zbatimi I legjislacionit sectorial, zhvillimi i procedurave administrative, ushtrimi i funksioneve mbikëqyrëse, kontrolluese, verifikuese apo hetimore administrative kryen nga institucionet kompetente, në përputhje me kompetencat e tyre ligjore dhe nën përgjegjësinë e tyre funksionale.

Për pasojë, Ministria e Financave nuk disponon kompetencë ligjore për t’shprehur, për të paraprirë apo për të zëvendësuar vlerësimet, verifikimet ose konkluzionet që sipas ligjit I përkasin autoriteteve kompetente.

Pra me këto spërdredhje fjalësh, Ministri Petrit Malaj thotë se nuk ka lidhje me këtë situatë, pasi sipas tij, Ministria e Financave bën vetëm politikat strategjike dhe është AMLF ajo që ka detyrimin ligjor. Por e vërteta nuk është kështu, e para sepse Ministri i Financave është njoftuar zyrtarisht nga një Deputet i Kuvendit të Shqipërisë për një vepër të dyshuar penale dhe kur një zyrtar merr një informacion të tillë ka detyrimin ligjor të administrojë të gjitha të dhënat. E dyta Petrit Malaj mesa duket nuk e ka lexuar mire ligjin nr.155/2015 i cili në nenin 15 përcakton:

Nr. 155/2015

PËR LOJËRAT E FATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Neni 15

Raportimi i AMLF-së

1. Drejtori i Përgjithshëm i AMLF-së raporton për veprimtarinë e institucionit që drejton te Ministri i Financave.

2. Drejtori i Përgjithshëm i AMLF-së, brenda tremujorit të parë të çdo viti, dorëzon pranë ministrit të Financave raportin vjetor të veprimtarisë për vitin pararendës si dhe, me kërkesë të ministrit të Financave, raporton për çështje të lidhura me rregullsinë e zhvillimit të veprimtarisë së subjekteve të licencuara në fushën e lojërave të fatit për kontrollet e ushtruara, rezultatet e tyre, si dhe për sanksionet e vendosura.

3. AMLF-ja gjatë vitit i siguron ministrit të Financave çdo informacion që e gjykon të nevojshëm për realizimin e objektivave të politikës së zhvillimit të tregut dhe monitorimit të lojërave të fatit, si dhe për përmbushjen e kompetencave të përcaktuara në këtë ligj.

Pa kaluar në leksione edhe për ligjin 114/2015 “Për Auditimin e Brendshëm”, do mjaftohemi vetëm me ligjin për lojrat e fatit ku në mënyrë taksativë që Drejtori i Përgjithshëm i AMLF-së, raporton vetëm pranë Ministrit të financave, madje ky i fundit ka tagër, dhe në këtë rast detyrimin ta therriste në raportim për çështjen e kazinose pranë stadiumit Air Albania, aq më tepër kur ky skandal është denoncuar si publikisht edhe instititucionalisht.

Siç edhe shefi I tij, kryeministri Edi Rama, edhe ministri Malaj ka larë duart, duke çuar përgjegjësinë te vartësit e tij, por në këtë rast, ministri duhet të ishte konsltuar me ligjin, pasi përgjegjësia zyrtare është e pashmangshme për këtë rast. Një tjetër rast i dyshimtë, por që do të zbardhet në vijim, e do të sqarojë nëse ministri ka zbatuar apo jo ligjin , madje duke bërë edhe kallëzimin përkatës, apo ato dokumente janë përdorur që ish-zv. kryeministrja Belinda Balluku të mbërthente dy vota deputetësh në Kuvend, përballë krisjeve që po ndodhin brenda Partisë Socialiste dhe nevojës për shumicën e cilësuar…

Përpara se të analizojmë shkeljet ligjore të një institucioni tjetër, ky edhe me përgjegjësi më të mëdha se varësinë e ka nga Kuvendi, do të ndalemi më parë tek kompanitë që janë në qendër të këtij skandali dhe pronare të kësaj kazinoje.

GLG INVESTMENT është themeluar në mars të vitit 2024 me aksioner shtetasin Gerti Lumani.

Në nëntor të vitit 2024 ky shtetas me nënshtetësi Amerikane ja shet aksionet kompanisë LAKE HORIZONT LLC e regjistruar në shtetin WYOMING (OFFSHORE) në 02.05.2024. Për këtë kompani nuk ka të dhëna për aksionerët fundor pasi është e regjistruar offshore dhe në shkelje flagrante të ligjit në QKB janë depozituar të dhëna të rreme.

Kuadri ligjor aktual përcakton se për aksionerë të cilën zotërojnë mbi 25% të kapitalit në një shoqëri të regjistruar në Shqipëri do duhet të depozitohen të dhënat për aksionarin fundor. Nëse kerkojmë në QKB të dhënat për shoqërinë GLG INVESTMENT rezulton se:

Aksioneri i vetëm që zotëron 100% të subjektit LAKE HORIZONT LLC, është shtetasi Venezuelan Joselises Maradey Marquez i datëlindjes 23.07.1987.

Kërkuam të dhëna të tjera për kompaninë LAKE HORIZONT LLC dhe aksionerin e saj dhe rezultoi se:

Shoqeria ka depozituar dokumentacion për regjistrimin e saj në 02.05.2024 dhe ka selinë në adresën:

175 SW 7th Street Suite 1517-949

Miami, FL 33130

USA

Sipas faqes zyrtare rezulton se Joselies Marquez cilësohet si “ORGANIZER” por jo si aksioneri i kësaj kompanie, por mbetet dyshimi që edhe mund të jetë pronari “PRESTA NOME”. Kompania pas regjistrimit është shpërbërë por në shtator është revokuar ky akt duke e rikthyer aktiv si subjekt. Pra koha i përket periudhës së mbledhjes së dokumentacionit nga AMLF për dhënien e miratimit ku një nga kushtet ishte dhe identifikimi i aksionerëve deri në pronarin fundor përfitues.

Sa i përket drejtorit/aksionerit Joselises Maradey Marquez i datëlindjes 23.07.1987,  nuk rezulton të gjenden të dhëna për ndonjë aktivitet ekonomik apo CV në fushën e lojrave të fatit apo edhe sektorë të tjerë që ti sigurojnë atij financa të mjaftueshme për të investuar në kompani, sipas kritereve ligjore.

Joselises Maradey Marquez është një shtetas Venezuelan për të cilin nga burimet e hapura kemi gjetur vetëm një vendim gjykatë për birësimin nga njerku.

Pra është e qartë se kjo kompani është krijuar offshore me pronarë fiktiv për të fshehur pronësinë e vërtetë.

Për tu thelluar më tej mblodhëm të dhëna për shtetasin Gerti Shkelqim Lumani, i datëlindjes 24.08.1982 I lindur në Maliq/Korçë.

Gerti Lumani dhe familja e tij kanë jetuar prej vitesh në SHBA, ajo që rezulton nga gjendja civile këtu është se ka qënë i martuar me shtetasen Eva Lumani, Kokonozi.

Ndërkohë ky shtetas jeton në Troy Michigan. Kërkuam më shumë të dhëna për Gerti Lumani dhe babain e tij Shkëlqim Lumani dhe ky i fundit nga një dokument zyrtar rezultoi si palë e lidhur me shtetasin Gert Haka.

Deri tani ju sollëm një panoramë të përgjithshme në lidhje me marrjen e licencës së Kazinosë. Mbylljen e syve nga Agjencia e Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit dhe vetë Ministri i Financave Petrit Malaj. Në fund, u njohët edhe me emrat e personave dhe kompanive të përfshira në këtë skemë, ku të gjithë kanë një emërues të përbashkët që i lidh dhe ky është Olsi Rama. Por për këtë lidhje dhe çfarë fshihet në këtë operacion, do të ndalemi gjerësisht në emisionet e radhës, për të kuptuar se përse Ministri i Financave detyrohet të largojë përgjegjësinë nga vetja, dhe se si institucione të tjera në shkelje të ligjit  favorziuan madje duke abuzuar me pasuri publike për interesa të Olsi Ramës. Por një gjë është e sigurt: Deri tani, s’keni parë gjë akoma!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco