Projektligj për të dënuarit: Mundësi për të zgjedhur mjekun dhe spitalin me shpenzimet e tyre

Të dënuarit me burgim dhe personat në paraburgim mund të lejohen të përcaktojnë vetë mjekun ose institucionin shëndetësor ku do të marrin shërbim, nëse paguajnë kostot mjekësore dhe shpenzimet e tjera që lidhen me këtë zgjedhje.

Ndryshimet janë propozuar nga deputetja e Partisë Socialiste Enriketa Jaho, e cila më 19 nëntor depozitoi në Kuvend projektligjin për ndryshimin e ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Të lidhura

None found

Nisma, e regjistruar me numrin 6597, parashikon rishikimin e nenit 41 dhe kalimin e përgjegjësisë për shërbimin shëndetësor të të burgosurve nga sistemi penitenciar te institucionet në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Projektligji i trajton personat e privuar nga liria si ekonomikisht joaktivë, duke u mundësuar përfitimin pa pagesë të shërbimeve që mbulohen nga skema e sigurimeve shëndetësore.

Një prej dispozitave të propozuara u njeh të burgosurve të drejtën të zgjedhin brenda vendit mjekun ose institucionin shëndetësor, me kusht që t’i paguajnë vetë shpenzimet.

Për të dënuarit që mbahen në institucione të sigurisë së lartë, kjo mundësi do të varet nga vlerësimi i rrezikshmërisë së tyre.

Të vendosurit në regjimin e posaçëm, të parashikuar në nenin 17 të ligjit, nuk do të mund ta ushtrojnë këtë të drejtë, përveç rastit kur shërbimi që kërkojnë nuk ofrohet nga strukturat shëndetësore të burgjeve apo institucionet spitalore.

Po ashtu, projektligji kërkon që personeli mjekësor t’i vizitojë të burgosurit e sëmurë pa vonesa, në përputhje me urgjencën dhe nevojat shëndetësore. Kërkesa për vizitë mund të bëhet gojarisht ose me shkrim.

Integrimi i shërbimit shëndetësor në burgje në sistemin publik synon, sipas relacionit shoqërues, t’u sigurojë të burgosurve të njëjtat standarde kujdesi si pjesës tjetër të popullsisë.

Ministri përgjegjës për shëndetësinë do të përcaktojë me urdhër rregullat për organizimin dhe funksionimin e shërbimit, si edhe mënyrën e përfshirjes së të burgosurve në skemën e sigurimeve shëndetësore.

Relacioni sqaron se nisma nuk sjell shpenzime shtesë për buxhetin e shtetit. Ajo parashikon kalimin e përgjegjësive administrative dhe riorganizimin e fondeve ekzistuese mes institucioneve përgjegjëse.


Shtuar më 25.11.2026 22:16

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabet girişTürk İfşavayycasino girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerivaycasinoSahabetjojobet girişqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisSon Dakikablack jack insurancejojobet güncel