Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka denoncuar sërish burgun e Fierit, se nuk e lejojnë që të takojë klientin e tij. Në një postim në rrjetet sociale, Nderca I ka bërë thirrje Avokatit të Popullit dhe Prokurorisë së Fierit që të ndërhyjnë për këtë situatë që është e përsëritur. “Që nga ora 16:50. Një tjetër rrugë boshe. Vijon saga e moslejimit tim për të hyrë në burgun e Fierit për të takuar klientin tim, Erion Veliaj. Neni 51 i ligjit nr. 81/2020 garanton të drejtën e takimit me avokatin në çdo kohë. Nenet 11 dhe 12 të ligjit për profesionin e avokatit garantojnë takimin me klientin në çdo fazë të procedimit penal, pa autorizim të posaçëm. Por, me sa duket, burgu i Fierit nuk funksionon më si institucion shtetëror, por si burg privat.”, shkruan Ndreca.