Dhjetë vite vuajtje të tmerrshme”/ Gjyqtarët sugjerojnë rishikimin e akuzave ndaj Netanyahut, kryeministri kërkon mbylljen e procesit

Gjykatësit izraelitë i kanë kërkuar prokurorisë të vlerësojë nëse duhet të tërhiqen akuzat për ryshfet kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu. Ky qëndrim mund t’i japë atij një shtysë të rëndësishme në përpjekjet për të ruajtur pozitën politike.

Në seancën e së mërkurës, gjyqtarët e Gjykatës së Qarkut në Jerusalem shprehën shqetësimet e tyre para Prokurores së Përgjithshme, Gali Baharav-Miara. Ata vunë në pikëpyetje mundësinë që Netanyahu të shpallet fajtor në çështjen e parë dhe më serioze të korrupsionit, shkruan BBC.

Të lidhura

None found

Sipas gjyqtarëve, gjasat për dënim janë të vogla dhe prokuroria duhet të rishqyrtojë nëse do ta vazhdojë këtë proces.

“Mundësitë për një dënim janë aq të pakta, saqë çështja duhet të rishikohet”, tha gjyqtarja Rivka Friedman-Feldman, sipas raportimeve të mediave në Izrael.

Për dosjen e dytë, trupi gjykues ngriti pikëpyetje nëse veprimet e pretenduara të kryeministrit përbëjnë vepër penale. Në lidhje me dosjen e tretë, gjyqtarët sugjeruan që prokuroria të shqyrtojë një marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Netanyahu ka mohuar vazhdimisht të gjitha akuzat. Të mërkurën ai kërkoi që gjyqi të përfundojë “menjëherë”.

“Kam kaluar dhjetë vite vuajtjesh të tmerrshme, bashkë me familjen dhe djalin tim. Për dhjetë vite është nxitur urrejtje që më ka plagosur shpirtin”, u shpreh kryeministri në një deklaratë televizive.

Akuzat ndaj Netanyahut u ngritën për herë të parë në vitin 2019, duke e bërë atë kryeministrin e parë në detyrë të Izraelit që përballet me një gjykim penal. Procesi është zvarritur edhe për shkak të luftës së fundit mes Izraelit dhe Gazës.

Kryeministri i ka përshkruar çështjet si një përpjekje të motivuar politikisht kundër tij. Të mërkurën, ai tha se “çështjet e fabrikuara” po rrëzohen.

Dosja më e rëndë, e njohur si Dosja 4000, lidhet me dyshimet për një marrëveshje të ndërsjellë mes Netanyahut dhe aksionerit kontrollues të kompanisë më të madhe të telekomunikacionit në Izrael.

Prokuroria pretendon se kryeministri ofroi favore qeveritare në këmbim të një pasqyrimi pozitiv të tij në një portal lajmesh. Të dyja palët i kanë mohuar shkeljet.

Dosja 2000 përqendrohet te një marrëveshje e pretenduar mes Netanyahut dhe një tjetër manjati të medias. Gjyqtarët pyetën nëse veprimet e pretenduara në këtë rast përbëjnë vepër penale.

Dosja 1000 përmban dyshimet se Netanyahu favorizoi një miliarder australian pasi kishte marrë prej tij dhurata luksoze, mes tyre puro dhe shampanjë.

Në këtë çështje, gjyqtarët nuk përjashtuan një dënim, por propozuan që të shqyrtohet zgjidhja përmes një marrëveshjeje. Gali Baharav-Miara tha se do t’i vlerësojë rekomandimet e tyre.

Proceset gjyqësore kanë shkaktuar tronditje në politikën izraelite dhe kanë rritur ndasitë mes kampeve politike. Kundërshtarët e Netanyahut thonë se shqetësimi për mundësinë e burgosjes ka ndikuar në vendimet e tij si kryeministër dhe e ka bërë më të varur nga partnerët e ekstremit të djathtë për të qëndruar në pushtet.

Zhvillimi i fundit vjen në një periudhë kyçe të politikës, teksa kundërshtari i tij, Gadi Eisenkot, po përpiqet të krijojë një qeveri koalicioni pas zgjedhjeve të përgjithshme të muajit të kaluar, të cilat nuk nxorën një shumicë të qartë.

Blloku parlamentar i Netanyahut fitoi më shumë vende sesa ai i rivalit, por asnjëri nuk arriti shumicën e nevojshme. Presidenti i Izraelit i dha Eisenkotit mandatin e parë për të formuar qeverinë e re.

Ndërkohë, Netanyahu është ende subjekt i një urdhër-arresti të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, për dyshime mbi krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Ai i ka mohuar edhe këto akuza.


Shtuar më 25.11.2026 22:49

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabet girişTürk İfşavayycasino girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerivaycasinoSahabetjojobet girişqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisSon Dakikablack jack insurancejojobet güncel