Supersfida e mbrëmjes në Champions League mes Paris SG dhe Romës është mbyllur pa fitues. Në ‘Parc de Prince’ 90 minutat shënuan rezultatin 2-2, ndërsa të parët realizuan italianët me Hermoso-n. Në pjesën e parë kampionët e Evropës barazuan me Zabarnyi, ndërsa më pas përmbysën me penalltinë e Dembele-s. Shifrat përfundimtare i vulosi Malen me penallti. Për Romën pikët janë jetike në këtë fazë, ndërsa për Paris SG ishte ndalesa e parë këtë sezon në Champions League.

Ndërkohë në Itali, edhe pse me vështirësi, Interi fitoi pastër 2-0 kundër Stuttgart. Në San Siro pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, ndërsa në të dytën zikaltërit zhbllokuan me penalltinë e Sucic. Në vijim Lautaro Martinez, i aktivizuar si zëvendësues realizoi golin e qetësinë dhe njëkohësisht vulosi shifrat përfundimtare. Për kampionët e Seria A kjo ishte fitorja e 3 radhazi në Champions pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para.

Befasia e mbrëmjes ishte në Francë. Lille mposhti 2-1 me përmbysje Bayern-in e shumë mungesave edhe pse gjermanët realizuan të parët me Upamecanon-n. Në pjesën e dytë fillimisht Ueda dhe më pas një autogol mjaftuan për të mposhtur gjigandët bavarez. Për t’u theksuar që në mungesë të Kane, qendërsulmues luajti mbrojtësi Laimer, ndërsa munguan gjithashtu Saibari dhe Olise. Për shkak se vinin nga dëmtimi, si zëvendësues luajtën Diaz dhe Musiala, por pa mundur t’i ndryshojnë udhë kësaj sfide. Pas 5 ndeshjeve Bayern ka grumbulluar 8 pikë.

Tre pikë pa shumë sforco siguroi Liverpool-i që ia doli 0-3 kundër Club Brugge. Anglezët zhbllokuan me Isak, i cili më vonë do të vuloste me golin e dytë personal, ndërsa rrjetën e gjeti edhe Wirtz. Fitore edhe për Barcelonën që në Azerbajxhan mposhti 1-4 Sabah Bakun. Fillimisht erdhi ‘dopieta’ e Gordon, ndërsa më pas realizuan Adeyemi dhe Gabriel Jesus.

Nuk gaboi as Atletico Madrid. Spanjollët e Simeone-s fituan 2-0 kundër Viking me golat e Sorloth dhe Alvarez. Ky sukses ishte i rëndësishëm për ‘el colchoneros’, pasi u ngjitën në kuotën e 5 pikëve pas ndeshjesh. Në ndeshjet e tjera Sporting Lisbona shpërdoroi avantazhin e dyfishtë dhe barazoi 2-2 kundër Manchester United, ndërsa Fenerbahce iu fal golit të Vedat Muriqit për të mposhtur 0-1 Shakhtar Donetskun. Në Pragë Slavia u mposht 0-1 nga Villareal.

Rezultatet e mbrëmjes në Champions League

Sabah                        1-4        Barcelona

Slavia Prague            0-1        Villareal

Atletico Madrid          2-0        Viking

Club Brugge              0-3        Liverpool

Inter                           2-0       Stuttgart

Lille                            2-1        Bayern Munich

Paris SG                    2-2        Roma

Shakhtar                     0-1         Fenerbahce

Sporting                      2-2        Manchester United