Identifikohet dhe shoqërohet në Polici 19-vjeçari i dyshuar për vjedhjen e veturës në Shtime
Një 19-vjeçar është identifikuar dhe shoqëruar në polici, nën dyshimin për vjedhjen e një veture të tipit „Golf 2“ në Shtime.
Rasti ishte raportuar më 24 nëntor, rreth orës 18:15, në Stacionin Policor në Shtime. Sipas ankuesit, vetura me ngjyrë të kaltër ishte parkuar në oborrin e shtëpisë së tij, në rrugën „Shote Galica“, ndërsa çelësat kishin mbetur brenda saj.
Pas veprimeve hetimore, policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin, me inicialet M.M., 19 vjeç, më 25 nëntor, i cili është intervistuar lidhur me rastin.
Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si vepër penale „Vjedhje“ dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt. Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave do të vazhdojnë.















