Inter “çlirohet” në pjesën e dytë. Bayern turpërohet në Francë. Muriqi heroi i Fenerbahces. Atletico “ok” (video)

25 Nëntor 2026
22:53
Telesport
back button

Inter ka marrë fitoren e tretë rresht në Champions League, pasi mundi 2-0 Stuttgart në “San Siro”, në xhiron e pestë. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, zikaltrit u çliruan në pjesën e dytë.

Në minutën e 57-të, Petar Sucic shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga kundërshtari. Në minutën e 74-të, i sapo futuri në fushë Lautaro Martinez gjeti golin, pas asistit të Federico Dimarco.

Një nga surprizat e mëdha të mbrëmjes ka ardhur nga Franca, aty ku Lille fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Bayern Munich. Bavarezët e mbyllën pjesën e parë na avantazh 0-1, pas golit të Upamecano me kokë pas krosimit nga goditja e këndit nga Bischof. Në pjesën e dytë, Lille përmbysi shifrat me golin e Ayase Ueda 62′ dhe autogolin qesharak të Pavlovic në minutën e 65-të.

Fenerbahce ka marrë një fitore të rëndësishme në “Stamford Bridge” në Londër, 0-1 ndaj Shakhtar Donetsk. Vendimtar goli i Vedat Muriqit në pjesën e dytë.

Atletico Madrid bëri më së miri detyrën në shtëpi ku mposhti 2-0 norvegjezët e Viking. Golat për “Colchoneros” u shënuan në pjesën e parë nga Alexander Sorloth dhe Julian Alvarez.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit