PSG befasohet nga Roma, bie Bayerni, fitojnë Atletico, Liverpool e Inter
Xhiroja e 5-të e fazës së Ligës së Kampionëve solli një ndalesë të PSG-së, 2-2 përballë Romës. Skuadra italiane shënoi e para me anë të Hermoso, por francezët përmbysën gjithçka me Zabarny dhe Dembele. Në fund ishte Malen që vendosi barazpeshën.
Liverpooli mundi Club Brugge me rezultatin 3-0 falë dy golave nga Isak dhe Wirtz. Bayern humbi 2-1 ndaj Lille falë një autogoli nga Pavlovic dhe një goli nga Ueda, duke rënë në vendin e pesëmbëdhjetë: Upamecano nuk mjaftoi.
Atlético Madrid, nga ana tjetër, fitoi. Sorloth dhe Julian Alvarez mjaftuan për të mposhtur Viking 2-0.
Buzëqeshje te Interi, pas fitores 2-0 ndaj Stuttgartit. Sucic dhe Lautaro bënë që zikaltërit të ngjiten në 9 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



