Vedat Muriqi sërish ishte heroi i Fenerbahces, këtë herë ndaj Shakhtar Donetsk.

Ylli i Kosovës e realizoi golin e fitores, njëkohësisht i vetmi në ndeshje, me Fenerin që arkëtoi pikët e plota ndaj klubit ukrainas.


Pas ndeshjes, Muriqi e fitoi çmimin “Lojtari më i mirë i ndeshjes”, kurse për UEFA-n tregoi se këtë do t’ia dhurojë gruas së tij, e cila ia kishte kërkuar këtë çmim më parë.

“Gruaja ime nuk merr vesh shumë nga futbolli, por që kur u kualifikuam në Ligën e Kampionëve, ajo më pyeste: ‘Për çfarë është ky çmim?’. I thashë se u jepet lojtarit më të mirë të ndeshjes. Ajo m’u përgjigj: ‘Dua edhe unë një të tillë’”.

“E dashura ime, kjo është për ty... Kështu që, po e marr këtë çmim në shtëpi me gjithë zemër...”, deklaroi ai pas ndeshjes.

Ndërkohë, kjo është hera e dytë që Muriqi bën heroin për Fenerbahcen, ngase ishte vendimtar edhe në triumfin ndaj Liverpoolit.

Përndryshe, Muriqi me këtë paraqitje që e zhvilloi nuk do të ishte larg mendjes që ta fitojë vendin e titullarit para Romelu Lukakut./Telegrafi/