Sulmuesit Enis Rexhepi dhe Yll Gashi kanë lënë gjurmë me skuadrtat e tyre, të mërkurën mbrëma në “UEFA Youth League”.
Në Championsin e të rinjve, sulmuesi i Kosovës, Rexhepi, dhe sulmuesi tjetër që Kosova e synon, Gashi, realizuan në fitoret e Stuttgartit, përkatësisht Bayern Munichut.
Rexhepi që ishte i grumbulluar me Kosovën në ndeshjet e këtij muaji, e shënoi golin e fundit në fitoren 3:0 të Stuttgartit në udhëtim tek Interi. Rexhepi realizoi në minutën e 59-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 76-të.
Almand Idrizi te Stuttgarti e kompletoi ndeshjen, ndërsa Alen Vukaj tek Interi luajti deri në minutën e 54-t. Në bankën rezervë te vendësit ishte portieri Simon Lleshi.
Bayern Munichu ndërkohë e mposhti 3:2 në udhëtim Lillen. Për Bayernin U19 në minutën e 38-të për 2:1, shënoi Gashi. Gashi në minutën e 73-të e la fushën për Erblin Osmanin, futbollistin që ka debutuar me Kosovën A.
Edhe
Rexhepi po dëshmon se Kosova ka të ardhme në sulm
Ndeshjet e së mërkurës mbrëma në Championsin e të rinjve i takuan xhiros së pestë.
Stuttgarti dhe Bayerni i kanë nga shtatë pikë.
Tjetër gol nga sulmuesi i Kosovës
Sulmuesi i Kosovës, Enis Rexhepi, e ka shënuar golin e tretë për Stuttgartin U19 ndaj Interit U19.
Rexhepi e realizoi golin për 3:0 në minutën e 59-të të ndeshjes që po zhvillohet në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në “UEFA Youth League”.
Për Rexhepin 18-vjeçar është goli i shtatë nga katër prej pesë ndeshjeve të “Championsit” për të rinj.
Edhe
Rexhepi shënon gol për Stuttgartin, Vukaj për Interin
Rexhepi gjatë këtij muaji ishte në grumbullim me Kosovën për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Te Bayerni U19 gol ka shënuar Yll Gashi. Bayerni është duke e fituar 3:2 ndeshjen ndaj Lille.