Edhe pse kanë kaluar shumë vjet prej triumfit 4:0 të Liverpoolit ndaj Barcelonës në vitin 2019 në Ligën e Kampionëve, Xherdan Shaqiri thotë se ende i rrëqethet trupi kur e kujton.
Shaqiri ka folur në një emision në “YouTube” dhe e ka kujtuar ndeshjen që ishte njëra prej rikthimeve më të mëdha në histori të Ligës së Kampionëve.
Liverpooli ishte mposhtur 3:0 në ndeshjen e parë në “Camp Nou”, por kishte fituar më pas. Në mungesë të Mohamed Salah dhe Roberto Firmino, Shaqiri kishte luajtur titullar. Ai madje kishte asistuar në golin për 3:0 që u shënua nga Georginio Ëijnaldum.
“Ishte e jashtëzakonshme dhe do ta kujtoj gjithmonë. Ne e kthyem ndeshjen me shumë lojtarë të cilët ishim zëvendësues. Ishte njëri prej rikthimeve më të mëdha ndonjëherë. Jo vetëm për Liverpoolin, por në gjithë historinë e Championsit”, ka deklaruar Shaqiri, shkruan “Kicker” të mërkurën.
Shaqiri ka thënë se mentaliteti i “të kuqve” në dhomën e zhveshjes, ishte se skuadra mund ta përmbys rezultatin e ndeshjes së parë.
“Para ndeshjes, askush nuk ka menduar se do ta kthenim rezultatin. Kishim kualitet të jashtëzakonshëm dhe besuam. Në pushim me epërsinë 2:0 ne thamë se mund t’ia dalim dhe se na duhet edhe një gol”, është shprehur Shaqiri.
Edhe
Shaqiri kthen kujtimet pozitive para ndeshjes me Barçën
Shaqiri ka shtuar se ndihmë të madhe në triumf u dhanë tifozët e flaktë të skuadrës.
“Kur i sheh lojtarët e klasës botërore më të cilët u përballëm, kjo ndeshje renditet lartë. Ishte ndeshje që na udhëhoqi drejt titullit në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Shaqiri.