Shi, stuhi dhe reshje dëbore, parashikimi i motit për këtë të enjte Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar një sërë projektligjesh të rëndësishme, mes të cilave projektbuxheti i vitit 2027 dhe ndryshimet në paketën fiskale.
Sipas urdhrit nr. 70, të datës 24 nëntor 2026, të firmosur nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, deputetët do të shqyrtojnë disa nisma që lidhen me tatimin mbi të ardhurat, tatimin mbi vlerën e shtuar, procedurat tatimore, taksat kombëtare dhe akcizat.
Një prej pikave kryesore të seancës do të jetë projektligji “Për buxhetin e vitit 2027”, për të cilin do të shprehen nismëtari dhe relatori, përpara votimit nen për nen dhe në tërësi.
Në rendin e ditës janë përfshirë gjithashtu projektligji për tregjet e kriptoaseteve, ai për donacionet dhe sponsorizimet, si dhe projektligji për kontabilitetin në sektorin publik.
Deputetët do të shqyrtojnë edhe dy akte normative të miratuara më 28 tetor 2026. I pari lidhet me ndryshimet në ligjin për tubimet, ndërsa i dyti parashikon rregullimin e pasojave dhe shpërblimin e dëmit civil të shkaktuar ndaj subjekteve të prekura nga aktet e dhunshme gjatë tubimeve.
Një tjetër çështje që do të diskutohet është projektligji për ngritjen dhe funksionimin e institucionit publik të arsimit të mesëm të lartë “Liceu Francez i Korçës”.
Në rendin e ditës janë përfshirë edhe projektligji për mbikëqyrjen shtesë të institucioneve të kreditit, shoqërive të sigurimeve dhe shoqërive komisionere, si dhe nisma për ndryshime në ligjin për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit.
Gjatë seancës do të shqyrtohet gjithashtu pranimi i ndryshimeve të memorandumit të mirëkuptimit të Parisit për kontrollin shtetëror portual, si dhe një projektvendim për përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale.
Seanca do të përmbyllet me diskutimet e deputetëve për çështje jashtë rendit të ditës, ku çdo deputet mund të flasë deri në pesë minuta, ndërsa përfaqësuesit e grupeve parlamentare deri në tetë minuta. Koha totale e diskutimeve për këtë pikë nuk mund të kalojë 60 minuta.
SEANCË PLENARE PUBLIKE
E enjte, 26 nëntor 2026, ora 10:00
RENDI I DITËS
Në mbështetje të urdhrit nr. 70, datë 24.11.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i
ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.11.2026.
(Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime.
(Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
3. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të
ardhurat”, të ndryshuar”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës
dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet nismëtari
Shprehet relatori
Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi
4. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi
vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. (Në mbështetje të neneve
78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit,
shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet nismëtari
Shprehet relatori
Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi
5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për
procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. (Në mbështetje të
neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së
Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet nismëtari
Shprehet relatori
Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi
6. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat
kombëtare”, të ndryshuar”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës
dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet nismëtari
Shprehet relatori
Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi
7. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në
Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe
155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë
votash për miratim)
Shprehet nismëtari
Shprehet relatori
Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi
8. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2027”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155
dhe 158, të Kushtetutës, të nenit 30, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e
sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe neneve 55, 75-77 dhe 84 të
Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet nismëtari
Shprehet relatori
Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi
9. Projektligji “Për pranimin e ndryshimeve të përshtatura më 30 maj 2025 të
memorandumit të mirëkuptimit të Parisit për kontrollin shtetëror portual, bërë në
Paris, më 26.1.1982, aderuar me ligjin nr. 9852, datë 26.12.2007”. (Në mbështetje të
neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë
absolute votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e
Qëndrueshëm
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
10.Akt normativ nr. 5, datë 28.10.2026, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8773,
datë 23.4.2001, “Për tubimet””. (Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës dhe neneve 55,
57, 73 dhe 74 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
11.Akt normativ nr. 6, datë 28.10.2026, “Për shpërblimin e dëmit civil të shkaktuar ndaj
subjekteve të prekura nga aktet e dhunshme gjatë tubimeve dhe rregullimin e
pasojave”. (Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës dhe neneve 55, 57, 73 dhe 74 të
Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen
Dhënie mendimi Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
12.Projektligji “Për ngritjen dhe funksionimin e institucionit publik të arsimit të mesëm
të lartë “Liceu Francez i Korçës””. (Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika
1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Dhënie mendimi Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Dhënie mendimi Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
13.Projektligji “Për mbikëqyrjen shtesë të institucioneve të kreditit, shoqërive të
sigurimeve dhe shoqërive komisionere, pjesë e konglomerateve financiare”. (Në
mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 73 të Rregullores,
shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Dhënie mendimi Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e
Qëndrueshëm
Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
14.Projektligji “Për tregjet e kriptoaseteve”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të
Kushtetutës dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Dhënie mendimi Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e
Qëndrueshëm
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
15.Projektligji “Për donacionet dhe sponsorizimet”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83,
pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për
miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
16.Projektligji “Për kontabilitetin në sektorin publik”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83,
pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për
miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
17.Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe
disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar”. (Në mbështetje të neneve 78, 81,
pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë e thjeshtë
votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e
Qëndrueshëm
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
18.Projektvendim “Për një shtesë në vendimin nr. 174/2026, “Për miratimin e përbërjes
së Komisionit të Posaçëm Parlamentar, ngritur me vendimin nr. 169/2026 të Kuvendit
të Shqipërisë, për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën
e Shqipërisë””. (Në mbështetje të neneve 77, pika 1, dhe 78, pika 1, të Kushtetutës dhe
neneve 24 dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit
19.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së
Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të
grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të
ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)
Top Channel