Moti/ Dita e sotme me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, borë në disa zona
Ditën e sotme (26 nëntor) vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme mesatare deri të dendura.
Sipas SHMU-së, reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët. Ndërsa në zonën e veriperëndimit reshjet e shiut me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave/stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike priten të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes. Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët deri mesatar priten të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, perëndim-dhe juigperëndim në orët e pasdites dhe kryesisht të mbrëmjes reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe rrebesheve afatshkurtra.
Në lartësinë mbi 1200 metër në veri-verilindje reshje bore me intensitet të ulët. Era me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut 8m/s, ndërsa përgjatë bregdetit deri 20m/s. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-5 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




