Seancat plenare të Kuvendit sot, në fokus rezolutat për shëndetësinë dhe energjinë elektrike

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë të martën, më 26 nëntor, dy seanca plenare. E para, që nis në orën 10:00, është vazhdim i punimeve të ndërprera nga seancat e mëparshme, ndërsa seanca e rregullt është planifikuar për në orën 13:00.

Në seancën e parë deputetët do të merren me pikat që mbetën të patrajtuara gjatë seancave të datave 12, 13 dhe 19 nëntor.

Të lidhura

None found

Ndër çështjet më të rëndësishme të rendit të ditës është votimi i propozim-rezolutës që doli pas interpelancës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me rastin e pacientes me kancer gjiri e cila kishte pritur katër muaj pa terapi, si dhe me mungesën e barnave onkologjike.

Gjithashtu, në rend dite është edhe propozim-rezoluta për situatën në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë, të cilën deputetët pritet ta votojnë.

Seanca do të përfshijë shqyrtimin e procedimit të nismave legjislative të qytetarëve për hartimin e projektligjeve nga Kuvendi, si dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës.

Një tjetër pikë është zgjedhja e katër anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), prej të cilëve dy nga komuniteti shqiptar, një nga ai serb dhe një nga komunitetet joshumicë.

Deputetët do të shqyrtojnë po ashtu rekomandimin e Komisionit për Administratë Publike për shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Në rend dite është përfshirë edhe propozimi i Grupit Parlamentar të LDK-së për të zëvendësuar një anëtar të këtij grupi në Komisionin Parlamentar Hetimor, i cili po heton veprimet dhe mosveprimet institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Ndërkohë, seanca e rregullt e orës 13:00 do të fillojë me miratimin e procesverbalit nga seanca paraprake, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe parashtrimin e pyetjeve parlamentare.


Shtuar më 26.11.2026 07:52

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabet girişTürk İfşavayycasino girişjojobetmatbetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerivaycasinoSahabetjojobetjojobetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisSon Dakikablack jack insurancejojobet güncel girişjojobet giriş