Është publikuar fotografia e një prej dy shqiptarëve të dyshuar për grabitjen e rezidencës së Princit William dhe Princeshës Kate në Norfolk të Anglisë.
Arilen Ndoci, 32 vjeç, dhe Mirgen Doku, 34 vjeç, akuzohen se kanë hyrë në pronën mbretërore Anmer Hall, duke u ngjitur në një tub kullimi, dhe kanë vjedhur gjashtë mansheta dhe një orë.
Ngjarja u regjistrua të hënën, më 23 nëntor, në rezidencën që ndodhet në pronën mbretërore Sandringham. Dy shqiptarët dolën para Gjykatës së Magjistraturës në Norëich, ku u njohën me akuzat për vjedhje me thyerje dhe hyrje të paligjshme në një zonë të mbrojtur.
Gjatë seancës u bë e ditur se të dy shqiptarët kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë, një person i tretë, që dyshohet se ka marrë pjesë në ngjarje, vijon të jetë në kërkim.
Anmer Hall, një shtëpi me 10 dhoma gjumi në pronën Sandringham, ishte një dhuratë martese për çiftin nga Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II. William dhe Kate e përdorin rezidencën rreth 171 km në veri të Londrës, gjatë fundjavave.










Komente
Komento