Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore në këtë komunë.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se punimet janë në zhvillim e sipër, ndërsa ekipet janë të angazhuara vazhdimisht në terren.


Ai ka theksuar se Komuna e Obiliqit është e përkushtuar që projekti të përfundojë, në mënyrë që qytetarët të përfitojnë sa më parë nga shërbimi i ngrohjes qendrore.

“Komuna e Obiliqit është e vendosur që ky projekt të ecë përpara. Po punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi institucionale, në mënyrë që qytetarët e Obiliqit të përfitojnë sa më parë nga ngrohja qendrore”, ka shkruar Thaçi.

Në fund, ai ka theksuar rëndësinë që qytetarët e Obiliqit të përfitojnë nga energjia që prodhohet në këtë komunë.

“Obiliqi, aty ku prodhohet energjia, meriton të përfitojë edhe nga ajo!”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/