Dëshmia e bashkëpunëtorit të dyshuar për ekzekutimin e “Papagallit”: Kisha frikë t’i thoja jo

Portali grek “Zougla”, ka bërë të ditur dëshminë e një shtetasi grek 48-vjeçar, i cili u arrestua nën dyshimin se bashkëpunoi në vrasjen e Niko Gavanozit, i njohur me nofkën “Papagalli”.

Para hetuesve, ai ka pohuar se nuk kishte asnjë dijeni për planin e vrasjes dhe se u përfshi në ngjarje për shkak të një borxhi dhe frikës që ndjente ndaj njërit prej autorëve të dyshuar.

Të lidhura

None found

Gjatë dëshmisë së tij, 48-vjeçari ka treguar se personi që e futi në këtë histori i kishte bërë më parë një nder, duke ndërhyrë me disa telefonata për t’i mundësuar atij të merrte një shumë parash në emër të një klienti të tij në fushën e transportit detar.

Sipas tij, për këtë ndërhyrje ishte rënë dakord që ai të paguante 2.500 euro, por pagesa nuk u krye dhe kështu ai ndihej borxhli ndaj këtij personi.

“Ndërhyrja që ai më kërkoi ishte të rregulloja një motoçikletë. Nuk e dija se do të më duhej të merrja dikë për ta çuar diku. Kishim folur vetëm për motoçikletën”, ka deklaruar ai.

Sipas rrëfimit të tij, në natën e vrasjes, i dyshuari kryesor e telefonoi dhe i kërkoi të linte motoçikletën në një vend të caktuar, siç ishte rënë dakord më parë. Megjithatë, ai nguli këmbë që 48-vjeçari të paraqitej vetë atje.

I arrestuari ka rrëfyer: “Sapo mbërrita, më thanë t’i çoja në Kareas dhe unë e bëra. Kur më kërkoi të rregulloja motoçikletën, mendova se po shlyeja detyrimin që kisha ndaj tij”.

Ai ka pohuar se nuk e kuptoi se po përfshihej në një vrasje dhe se në fillim mendoi se motoçikleta, ishte vjedhur dhe se personi që e kishte kontaktuar donte ta largonte atë nga vendi i ngjarjes.

“E kuptova që donte ta hiqte qafe, sepse ishte vjedhur. Këtë besoja edhe unë, ai nuk e kishte mendjen vetëm te vrasja”, ka thënë ai.

Ai ka këmbëngulur se raporti i tij me të dyshuarin ishte thjesht profesional dhe se deri atëherë nuk i ishte kërkuar asgjë e paligjshme.

Sipas dëshmisë, herë pas here i kërkonte të blinte pajisje dhe sende me çmime të favorshme.

Para hetuesve ai ka deklaruar: “Nuk ishte lloji i personit kundër të cilit shkon. Kisha frikë t’i thoja jo. Kisha frikë se mos zemërohej, më bërtiste ose më godiste. Ndoshta nuk do të më kishte bërë asgjë fare”.

Për sa i përket personit që dyshohet se e futi në ngjarje, 48-vjeçari ka thënë se e dinte që ai mblidhte para dhe sigurohej që borxhet të paguheshin, ndonjëherë edhe me dhunë.

Në fund të dëshmisë së publikuar nga media greke, ai ka thënë: “E dija që po mblidhte para, duke u siguruar që borxhet të paguheshin. Ndoshta me rrahje. Nuk e imagjinoja që do të ishte i përfshirë në vrasje”.


Shtuar më 26.11.2026 08:17

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabet girişTürk İfşavayycasino girişjojobetmatbetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerivaycasinoSahabetjojobetjojobetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisSon Dakikablack jack insurancejojobet güncel girişjojobet giriş