15-vjeçarja e raportuar e zhdukur deklaron se u sulmua seksualisht, arrestohet i dyshuari
Një vajzë 15-vjeçare në Gllogoc ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një person i dyshuar, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, e mitura ishte raportuar si person i zhdukur më 24 nëntor, ndërsa një ditë më vonë është paraqitur në stacionin policor.
Në prani të një zyrtari të Qendrës për Punë Sociale (QPS) dhe mbrojtësit të viktimave, ajo ka deklaruar se ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, Policia ka raportuar edhe për rastin e zhdukjes së 15-vjeçares nga fshati Poklek i Ri në Gllogoc. Babai i saj kishte njoftuar policinë më 25 nëntor se vajza kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj.
Rasti është duke u hetuar.















