Transporti publik u paralizua për 3 orë, grumbuj qytetarësh nëpër stacione në Tiranë, kundër rritjes së TVSH

Transporti publik u paralizua për 3 orë, grumbuj qytetarësh nëpër stacione në Tiranë, kundër rritjes së TVSH

08:41, 26/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sot shërbimi I transportit publik në të gjithë Shqipërinë u ndërpre për 3 orë. Vendimi u paralajmërua dje nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban, në shenjë kundërshtimi ndaj ndryshimeve të propozuara në Paketën Fiskale 2027 që pritet të miratohen sot në Kuvend.

Në Tiranë sot në mëngjes stacionet e autobusëve ishin plot me qytetarë që prisnin ndërsa u vu re dhe trafik i rënduar në disa rrugë kryesore të kryeqytetit.

Shërbimi është njoftuar se do të ndërpritej duke nisur nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 08:00.

Në një deklaratë të përbashkët, shoqatat shprehen se rritja e normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21% do të shtojë kostot e operatorëve dhe do të përkthehet në rritje të çmimit të biletës për qytetarët.

Shoqatat argumentojnë se qëllimi i këtij reagimi është shmangia e rritjes së çmimit të biletës dhe transferimit të barrës shtesë fiskale te qytetarët.

Rritja e propozuar e normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21%, sjell rritjen të çmimit të biletës për qytetarët, në transportin publik. Për këtë arsye, njoftojmë se nesër, ditën e enjte, më 26 nëntor 2026, shërbimi i transportit publik, në të gjitha qytetet e vendit, nuk do të nisë funksionimin në orën 08:00.

'Deri në këtë orë, shërbimi nuk do të ofrohet. Qëllimi ynë është të shmangim rritjen e çmimit të biletës dhe transferimin e barrës shtesë fiskale te qytetarët. Transporti publik është një nevojë e përditshme për aksesin në punë, arsim, shëndetësi dhe shërbime të tjera thelbësore, informoi dje shoqata. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco