Elon Musk do të dhurojë nga dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë në SHBA, iniciativa kap vlerën e 18 miliardë dollarëve

26 Nëntor 2026 | 08:44

Elon Musk ka njoftuar dhurimin e dy aksioneve të SpaceX për çdo fëmijë në Shtetet e Bashkuara , me vlerën totale të iniciativës të vlerësuar në rreth 18 miliardë dollarë, sipas Reuters.

Njeriu më i pasur në botë njoftoi në një postim në X se një aksion do të vijë nga kompania e teknologjisë hapësinore dhe inteligjencës artificiale që ai drejton, ndërsa e dyta nga pasuria e tij personale, pa dhënë detaje të mëtejshme.

“Çdo fëmijë në Amerikë do të marrë dy aksione të SpaceX, një nga kompania dhe një nga unë personalisht”, tha ai.

Më herët gjatë ditës, SpaceX njoftoi se do të emetonte aksione të reja për t’i dhënë nga një secilit fëmijë me një Llogari aktive Trump. Musk, nga ana e tij, u zotua t’i jepte secilit përfitues një aksion shtesë nga zotërimet e tij.

Si do të funksionojë donacioni prej 18 miliardë dollarësh

Programi i Llogarive Trump është hartuar për t’u dhënë amerikanëve nën moshën 18 vjeç akses në tregun e aksioneve, duke u dhënë atyre mundësinë për të filluar ndërtimin e pasurisë në një moshë të re.

Në tetor, Shtëpia e Bardhë njoftoi se ishin hapur gati 70 milionë llogari të tilla.

Aksionet e SpaceX u mbyllën në 127.44 dollarë të mërkurën, duke e vlerësuar donacionin total në gati 18 miliardë dollarë. Me atë çmim, çdo fëmijë do të merrte aksione me vlerë 254.88 dollarë.

Iniciativa, përtej natyrës së saj bamirëse, vlerësohet se do të krijojë një bazë të madhe aksionarësh të vegjël të SpaceX, me një horizont investimi afatgjatë.

“Ajo që arrin është krijimi i një baze të madhe dhe afatgjatë aksionarësh privatë”, tha Christopher Brankin, konsulent i tregjeve ndërkombëtare në ndërmjetësimin Mitrade Group.

“Krijon pjesëmarrje të menjëhershme në treg dhe një grup të madh klientësh të ardhshëm me njohuri financiare për platformat tregtare, ndërsa kjo gjeneratë po rritet”, shtoi ai.

Musk, pasuria e të cilit vlerësohet në 824 miliardë dollarë, njoftoi muajin e kaluar qëllimin e tij për t’i dhënë një nga aksionet e tij të SpaceX çdo fëmije në Amerikë. Deri në qershor, ai zotëronte rreth 6.42 miliardë aksione të kompanisë.

“Vitin tjetër, do t’i jap një nga aksionet e mia të SpaceX çdo fëmije në Amerikë. Ky do të jetë i pari nga shumë donacione të tilla”, shkroi ai në një postim në X në atë kohë.

“Dhënia e aksioneve njerëzve drejtpërdrejt, të cilat janë aksione në ekonominë e së ardhmes, është rruga e duhur”, shtoi ai.

Pjesa më e madhe e punës filantropike të miliarderit bëhet përmes Fondacionit Musk, i cili thuhet se ka asete me vlerë më shumë se 14 miliardë dollarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Greqia krijon 20 qendra ditore falas për pacientët me demencë dhe kujdestarët e tyre

Ministria e Shëndetësisë e Greqisë po ecën përpara me planet për të nisur shërbime të specializuara për njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit dhe forma të...
08:43 | 26/11/2026

Fundoset një anije që transportonte 7,000 ton naftë në brigjet e Ibizës, një viktimë

Një marinar vdiq në orët e para të së enjtes pasi një anije që transportonte rreth 7,000 ton naftë u fundos në brigjet e Ibizës,...
08:36 | 26/11/2026

Trump pret sot në Mar-a-Lago Mark Rutten, në fokus lufta në Ukrainë dhe garancitë e sigurisë

Presidenti Donald Trump do të presë të martën Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte , me të cilin ka një marrëdhënie të ngushtë, disa...
08:34 | 26/11/2026