Philadelphia mposht Miami dhe dominon në Lindje, humbje për San Antonio e Phoenix

26 Nëntor 2026
8:40
Telesport
back button

Philadelphia rikthehet te fitorja në NBA, pas triumfit 111-104 ndaj Miami, duke udhëhequr renditjen në Konferencën e Lindjes. Tyrese Maxey me 30 pikë ishte shënuesi më i mirë, ndërsa LeBron James realizoi një “triple double” (25 pikë, 10 rebound, 12 asist).

Zhgënjen ekipi i San Antonio, që u mund 116-111 nga Portland, ndeshje e ekuilibruar deri në fund. Wembanyama realizoi 44 pikë e 16 rebound, por që mbetën për statistikë. Për Portland shkëlqeu Deni Avdija me 33 pikë e 12 rebound.

Fitore në sekondat e fundit për Chicago, që mundi 107-105 Charlotte (Buzelis 24 pikë), ndërsa Minnesota mundi 113-106 Oklahoma (McDaniles 32 pikë). Fitorja e dytë radhazi për Golden State, që mundi 129-110 Sacramento (Melton 24 pikë), ndërsa Houston mundi 116-104 Phoenix (Sengun 23 pikë, 11 rebound, 11 asist).

NBA-Rezultatet e sotme

Philadelphia – Miami, 111-104

Charlotte – Chicago, 105-107

New York – Cleveland, 121-102

Oklahoma – Minnesota, 106-113

Memphis – Clippers, 115-97

Milwaukee – Brooklyn, 97-104

Houston – Phoenix, 116-104

Golden State – Sacramento, 129-110

Portland – San Antonio, 116-111

Lajme të tjera

Lajmet e fundit