Konferenca e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, Rama ndan pamjet nga dita e parë: Tirana mirëpret mbi 600 investitorë

Politikë

Publikuar: 26/11/2026

Konferenca e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, Rama ndan pamjet nga dita e parë: Tirana mirëpret mbi 600 investitorë

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të enjte ka ndarë në rrjetet sociale disa momente nga dita e parë e Konferencës së Dytë të Investimeve BE- Ballkani Perëndimor, e cila po zhvillohet në kryeqytet.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar pamje nga punimet e këtij forumi të rëndësishëm ekonomik.

Rama shkruan se Tirana po mirëpret mbi 600 investitorë nga Europa dhe rajoni, si edhe figura të shquara të politikës europiane e ekonomistë të mirënjohur.

Kryeministri shton se punimet e konferencës vijojnë edhe ditën e sotme, me pjesëmarrjen e të ftuarve të tjerë, panele diskutimi dhe takime pune, që synojnë nxitjen e bashkëpunimit e investimeve të huaja në rajon.

“MIRËMËNGJES dhe me disa fragmente nga dita e parë e Konferencës së Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor, ku Tirana po mirëpret mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni, si edhe figura të shquara të politikës europiane e ekonomistë të mirënjohur, e ku sot konferenca vijon me të tjerë të ftuar, diskutime e takime pune, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1167978045720769%2F&show_text=false&width=267&t=0