E enjte, 26 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Kuvendi voton sot Buxhetin 2027 dhe Paketën Fiskale
Lajme

Kuvendi voton sot Buxhetin 2027 dhe Paketën Fiskale

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte, më 26 nëntor, në seancën e radhës plenare, ku çështjet kryesore të diskutimit dhe vendimmarrjes do të jenë projektbuxheti i vitit 2027 dhe Paketa Fiskale. Seanca plenare është parashikuar të nisë në orën 10:00.

Përveç dy dokumenteve kryesore financiare, deputetët do të shqyrtojnë edhe një sërë projektligjesh dhe aktesh normative të propozuara nga qeveria, mes të cilave edhe dy aktet e miratuara më 28 tetor 2026, që lidhen me ndryshimet në ligjin për tubimet dhe dëmshpërblimin e subjekteve të dëmtuara nga aktet e dhunshme gjatë protestave.

Në rendin e ditës janë përfshirë gjithashtu çështje që prekin sistemin fiskal, tregun financiar dhe administrimin publik. Konkretisht, do të diskutohen ndryshimet në legjislacionin për tatimin mbi të ardhurat, TVSH-në, procedurat tatimore, taksat kombëtare dhe akcizat.

Një tjetër projektligj që pritet të shqyrtohet është ai për tregjet e kriptoaseteve, ndërsa agjenda përfshin edhe rregullime për donacionet dhe sponsorizimet, mbikëqyrjen shtesë të institucioneve financiare dhe kontabilitetin në sektorin publik.

Në seancën e sotme do të kalojë për shqyrtim edhe projektligji për ngritjen dhe funksionimin e institucionit publik të arsimit të mesëm të lartë “Liceu Francez i Korçës”. Po ashtu, deputetët do të diskutojnë një ndryshim në ligjin për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit.

Pjesë e axhendës është edhe një projektvendim për plotësimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar, i ngritur për të ndjekur fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale.

Rendi i plotë i ditës së Kuvendit, 26 nëntor 2026:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18 nëntor 2026.
  2. Njoftime.
  3. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 29/2023, ‘Për tatimin mbi të ardhurat’, të ndryshuar”.
  4. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
  5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
  6. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, ‘Për taksat kombëtare’, të ndryshuar”.
  7. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
  8. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2027”.
  9. Projektligji “Për pranimin e ndryshimeve të përshtatura më 30 maj 2025 të Memorandumit të Mirëkuptimit të Parisit për kontrollin shtetëror portual, bërë në Paris, më 26.1.1982, aderuar me ligjin nr. 9852, datë 26.12.2007”.
  10. Akti normativ nr. 5, datë 28.10.2026, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8773, datë 23.4.2001, ‘Për tubimet’”.
  11. Akti normativ nr. 6, datë 28.10.2026, “Për shpërblimin e dëmit civil të shkaktuar ndaj subjekteve të prekura nga aktet e dhunshme gjatë tubimeve dhe rregullimin e pasojave”.
  12. Projektligji “Për ngritjen dhe funksionimin e institucionit publik të arsimit të mesëm të lartë ‘Liceu Francez i Korçës’”.
  13. Projektligji “Për mbikëqyrjen shtesë të institucioneve të kreditit, shoqërive të sigurimeve dhe shoqërive komisionere, pjesë e konglomerateve financiare”.
  14. Projektligji “Për tregjet e kriptoaseteve”.
  15. Projektligji “Për donacionet dhe sponsorizimet”.
  16. Projektligji “Për kontabilitetin në sektorin publik”.
  17. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998, ‘Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit’, të ndryshuar”.
  18. Projektvendimi “Për një shtesë në vendimin nr. 174/2026 ‘Për miratimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar ngritur me vendimin nr. 169/2026 të Kuvendit të Shqipërisë, për fazën e dytë të Reformës Administrative-Territoriale në Republikën e Shqipërisë’”.
  19. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.