Pas rënies së tre raketave ruse në territorin e saj, Polonia kufizon fluturimet në kufirin lindor
Polonia planifikon të krijojë një zonë të ndaluar për fluturimet përgjatë kufirit të saj lindor, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar sigurinë në krahun lindor të NATO-s, tha të mërkurën zëvendësministri i Mbrojtjes, Cezary Tomczyk.
“Ne duam që kjo rregullore të hyjë në fuqi në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit”, tha Tomczyk për mediat vendase.
Zona e kufizuar do të shtrihet nga një duzinë deri në disa dhjetëra kilometra përgjatë kufirit lindor të Polonisë, tha ai.
Tomczyk tha se mbrojtja e krahut lindor të NATO-s mbetet një përparësi, duke iu referuar masave të tilla si programi i mbrojtjes “Mburoja Lindore” e vendit dhe dislokimi i avionëve luftarakë për të mbrojtur hapësirën ajrore polake.
Njoftimi vjen disa ditë pasi prokurorët polakë deklaruan se tre raketa ruse të lundrimit të tipit Kh-101 kishin rënë në lindje të Polonisë më 20 nëntor.
Tomczyk tha gjithashtu se Polonia kishte rishikuar procedurat për pilotët e saj rreth dy muaj më parë, duke zëvendësuar identifikimin vizual me identifikimin e konfirmuar të avionëve të huaj dhe kërcënimeve të mundshme ajrore.
I pyetur nëse raketat ruse mund të interceptoheshin mbi hapësirën ajrore të Ukrainës përpara se të arrinin territorin e NATO-s, Tomczyk tha se një veprim i tillë do të kërkonte një vendim të përbashkët nga të gjithë anëtarët e NATO-s.
“Nëse duam të marrim vendime të rëndësishme, veçanërisht në lidhje me hapësirën ajrore mbi Ukrainë, ky duhet të jetë gjithmonë një vendim i të gjithë NATO-s”, tha ai.
Ai shtoi se aleanca aktualisht nuk është në favor të kësaj propozimi, duke përmendur ndërlikime të ndryshme.
Britania strehon avionët ushtarakë në hangare dhe instalon rrjeta mbrojtëse nga frika e sulmeve me dronë
Brad Pitt dhe Angelina Jolie zgjidhin një betejë ligjore disavjeçare për një vreshtari të përbashkët
Kim Jong Un kërkon zgjerimin e arsenalit bërthamor: Statusi ynë është i paprekshëm
- 09:00 Britania strehon avionët ushtarakë në hangare dhe instalon rrjeta mbrojtëse nga frika e sulmeve me dronë
- 08:52 Brad Pitt dhe Angelina Jolie zgjidhin një betejë ligjore disavjeçare për një vreshtari të përbashkët
- 08:50 Kim Jong Un kërkon zgjerimin e arsenalit bërthamor: Statusi ynë është i paprekshëm
- 08:44 Elon Musk do të dhurojë nga dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë në SHBA, iniciativa kap vlerën e 18 miliardë dollarëve
- 08:43 Greqia krijon 20 qendra ditore falas për pacientët me demencë dhe kujdestarët e tyre
- 08:36 Fundoset një anije që transportonte 7,000 ton naftë në brigjet e Ibizës, një viktimë