Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 26 Nëntor 2026, 09:09 PS propozon shtyrjen e afatit të rivlerësimit të pronave deri në fund të vitit 2027 Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend një projektligj që parashikon shtyrjen e afatit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme deri më 31 dhjetor 2027.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Champions League
  • Artan Hoxha
  • Samiti në Bruksel
  • Partia Socialiste
  • Protesta
  • Greva e transportit
  • Trump dhe Ukraina
  • Moti i keq
Lajmet e fundit
Në trend
  • Champions League
  • Artan Hoxha
  • Samiti në Bruksel
  • Partia Socialiste
  • Protesta
  • Greva e transportit
  • Trump dhe Ukraina
  • Moti i keq
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PS propozon shtyrjen e afatit të rivlerësimit të pronave deri në fund të vitit 2027

Lajme E enjte, 26 Nëntor 2026 09:09
PS propozon shtyrjen e afatit të rivlerësimit të pronave deri në fund të vitit 2027
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend një projektligj që parashikon shtyrjen e afatit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme deri më 31 dhjetor 2027.

Nisma është propozuar nga deputeti Olsi Komici dhe i është përcjellë për shqyrtim kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Projektligji parashikon ndryshime në ligjin nr. 85/2025 “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, duke shtyrë me një vit afatin aktual për kryerjen e këtij procesi nga individët dhe personat juridikë.

Sipas përmbajtjes së projektligjit, afati për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme nga individët do të shtyhet deri më 31 dhjetor 2027. E njëjta shtyrje parashikohet edhe për personat juridikë, të cilët do të kenë mundësi të kryejnë rivlerësimin deri në të njëjtën datë.

Mund t'ju interesojë

Seancë plenare vendimtare: Buxheti i 2027-ës dhe rregullimi i protestave

Seancë plenare vendimtare: Buxheti i 2027-ës dhe rregullimi i protestave

Para 1 ore
Protesta e transportit publik: Shqipëria pa autobusë dhe furgonë nga ora 05:00 deri në 08:00

Protesta e transportit publik: Shqipëria pa autobusë dhe furgonë nga ora 05:00 deri në ...

Para 1 ore
Lufta në hapësirë: Rusia synon kontroll global me sistemin e ri satelitor

Lufta në hapësirë: Rusia synon kontroll global me sistemin e ri satelitor

Para 1 ore
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një tjetër pikë e rëndësishme e nismës lidhet me qytetarët që kanë paraqitur kërkesën për rivlerësim pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe kanë paguar tatimin përkatës, por që për shkak të procedurave administrative nuk arrijnë ta përfundojnë procesin brenda afatit të përcaktuar.

Për këto raste, projektligji parashikon që procedurat administrative të përfundojnë deri më 31 mars 2028, duke u dhënë institucioneve një afat shtesë për trajtimin e kërkesave të depozituara.

Nisma përcakton gjithashtu mënyrën e pasqyrimit kontabël të diferencës mes vlerës që rezulton nga rivlerësimi dhe vlerës kontabël të pasurisë për personat juridikë. Kjo diferencë, për rivlerësimet e kryera gjatë vitit 2027, do të reflektohet në pasqyrat financiare të po këtij viti.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në relacionin shoqërues argumentohet se shtyrja e afateve synon t’u japë subjekteve të interesuara më shumë kohë për të përmbushur kërkesat dhe procedurat e nevojshme, si dhe të shmangë penalizimin e atyre që kanë kryer pagesat, por presin përfundimin e procedurave administrative nga institucionet.

Sipas propozuesve, projektligji synon gjithashtu të garantojë sigurinë juridike dhe një trajtim të qartë të efekteve të rivlerësimit për personat juridikë.

Në relacion theksohet se kjo nismë nuk sjell efekte financiare shtesë për buxhetin e shtetit.

Projektligji është depozituar në Kuvend për shqyrtim dhe miratim dhe parashikon që ligji i ri të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Në Google

Na bëni burim të preferuar në Google

Shihni lajmet e Koha Jonë të parat në Google Search dhe Top Stories.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

PS propozon shtyrjen e afatit të rivlerësimit të pronave deri në fund të vitit 2027
Tani

PS propozon shtyrjen e afatit të rivlerësimit të pronave deri në fund të vitit 2027

Egnatia kërkon fitoren historikë në Conference League, sfidon Lincoln Red në Tiranë
Para 4 minutash

Egnatia kërkon fitoren historikë në Conference League, sfidon Lincoln Red në Tiranë

Takimi Trump-Rutte në Mar-a-Lago, fokus Ukraina dhe garancitë
Para 7 minutash

Takimi Trump-Rutte në Mar-a-Lago, fokus Ukraina dhe garancitë

Zgjerimi i BE: Pse disa vende të BE përdorin veton kundër anëtarësimit
Para 22 minutash

Zgjerimi i BE: Pse disa vende të BE përdorin veton kundër anëtarësimit

Më të lexuarat

1 Shpërthen gazetari Artan Hoxha: Dy kullat e mafies te stadiumi kombëtar!
Para 12 orësh

Shpërthen gazetari Artan Hoxha: Dy kullat e mafies te stadiumi kombëtar!

2 Horoskopi i ditës, e enjte 26 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 26 nëntor 2026

3 Marrëveshjet me Rusinë, Trump tërhiqet nga plani për Ukrainën
Para 11 orësh

Marrëveshjet me Rusinë, Trump tërhiqet nga plani për Ukrainën

4 Klodiana Lala: Modeli i spiropalizimit është ndër më të shëmtuarit në qeverisjen Rama
25 Nëntor 2026, 08:59

Klodiana Lala: Modeli i spiropalizimit është ndër më të shëmtuarit në qeverisjen Rama

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.

Shih Koha Jonë të parën në Google

Na shtoni si burim të preferuar me një klik.

Shto te burimet e preferuara