Egnatia do të luajë sot ndeshjen e katërt në fazën e ligës së UEFA Conference League, teksa do të presë skuadrën e Lincoln Red Imps në stadiumin “Air Albania”, në orën 18:45.
Pas tri ndeshjeve të para në këtë kompeticion, kampionët e Shqipërisë rikthehen në fushën e lojës për një tjetër përballje europiane, këtë herë përpara tifozëve shqiptarë në kryeqytet.
Të gjithë tifozët dhe futbolldashësit kanë mundësinë të jenë të pranishëm në “Air Albania” dhe të mbështesin skuadrën rrogozhinase. Trajneri Dede është shfaqur optimist në prag të kësaj ndeshje për një rezultat pozitiv.
“Ne duhet ta shijojmë dhe të kuptojmë që me meritë jemi këtu. Jam i bindur që djemtë nesër do të përformojnë mirë dhe patjetër që presim rezultatin e dëshiruar. Duam fitoren, por të mos harrojmë që kemi përballë një skuadër shumë eksperte, shumë e pjekur, shumë me eksperiencë”.
Ne ndoshta kemi kualitetin dhe shumë elementë të tjerë në avantazhin tonë, por në fund fare duhet që t’i respektojmë ata sa i takon, por mbi të gjitha të respektojmë veten tonë me performancën dhe mundin që djemtë do japin nesër në fushë”, tha Dede.