E enjte, 26 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Kronikë

Qarkullonte i armatosur në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari, në makinën e tij gjendet pistoletë me fishekë

Një 27-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi është kapur duke qarkulluar i armatosur me armë zjarri.

Në pranga ka rënë Kledon Hida, i cili është ndaluar nga Forcat Shqiponja në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 3.

Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin lëvizte i riu, efektivët kanë gjetur një pistoletë me fishekë në fole.

Pas konstatimit të armës së zjarrit, 27-vjeçari është arrestuar, ndërsa arma është sekuestruar dhe dërguar në laboratorin kriminalistik për ekzaminime.

Reklamë

Hetuesit po verifikojnë nëse pistoleta mund të jetë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.