Hitaj: Spiropali kundër Ramës, drejtësia vihet në lëvizje vetëm pasi del kundër partisë

09:03, 26/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në një intervistë në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, gazetari Arber Hitaj ka komentuar përplasjet brenda Partisë Socialiste dhe lëvizjen politike të Elisa Spiropalit, duke ngritur pikëpyetje mbi kohën kur u bë kallëzimi ndaj saj.

Hitaj u shpreh se kallëzimi anonim nga një shoqatë erdhi pasi Spiropali doli kundër partisë, duke vënë në dukje se kjo ngre pikëpyetje mbi raportin mes pushtetit dhe drejtësisë.

Pjesë nga intervista:

Nuk di ta them hallin më të madh, sepse është një kallëzim pasi doli kundër partisë. Pra, të lë partia, të kap drejtësia. Kjo ishte ajo që mund të them unë në lidhje me kallëzimin që është bërë nga një shoqatë, në mos gaboj. Kallëzim anonim, por që erdhi pasi e la partia. Pra, nuk është se erdhi para se ta linte partia. Kjo çështja e drejtësisë, për mua, bie si tezë që Spiropali e ka për drejtësinë.

Unë kam qenë skeptik, e pranoj, dhe nuk e kuptoja lëvizjen që do të bënte Spiropali, sepse as ajo vetë nuk ishte e qartë në aspektin publik. Por, me kalimin e kohës, me kalimin e javëve, është bërë e qartë. Më vjen shumë mirë që unë e kam pasur gabim në atë kohë dhe uroj që të jem gabim deri në fund, që do të thotë që Spiropali ta ketë shumë seriozisht dhe ta çojë deri në fund atë që synon: ndryshimin e Partisë Socialiste dhe synon të jetë kryetare e Partisë Socialiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco