Gjatë orëve të natës, reshjet e dëborës kanë përfshirë aksin rrugor Bogë-Qafë Thorë–Theth.
Ekipet dhe mjetet e mirëmbajtjes vijuan punën në terren, për pastrimin e dëborës dhe kriposjen e rrugës, me qëllim garantimin e kalueshmërisë dhe sigurisë së qarkullimit.
Në koordinim me strukturat përgjegjëse, vijon monitorimi i situatës dhe gatishmëria për ndërhyrje sipas nevojës.
Aktualisht raportohen vetëm reshje shiu që në orët e mëngjesit.

© SYRI.net