Ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit

Banorët e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë do të mbesin pa furnizim me ujë deri në orën 14:00, për shkak të një rrjedhjeje të madhe të shkaktuar gjatë punimeve në kuadër të projektit DMA Zona.
Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, duke bërë të ditur se rrjedhja është shkaktuar nga operatori ekonomik që po realizon punimet.
Sipas njoftimit, ndërprerja e furnizimit me ujë pritet të zgjasë deri në orën 14:00.
KRU “Prishtina” ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve deri në sanimin e problemit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate



































