Qyteti që renditet i fundit në botë për kushtet e punës për emigrantët
Stambolli renditet në vendin e fundit mes 33 qyteteve ndërkombëtare për sa i përket kushteve të punës për shtetasit e huaj, sipas studimit “Expat Insider 2026”, të publikuar nga rrjeti ndërkombëtar InterNations.
Vlerësimi bazohet në opinionet e punonjësve të huaj lidhur me pagat, sigurinë në punë, mundësitë e zhvillimit profesional dhe kushtet e punësimit.
Në studim, ku morën pjesë rreth 8 mijë persona nga vende të ndryshme të botës, tri pozicionet e para u zunë nga Ras Al Khaimah në Emiratet e Bashkuara Arabe, Amsterdami dhe Kopenhaga.
Vetëm 16% e të anketuarve në Stamboll u shprehën pozitivisht për kushtet ekonomike. Pakënaqësi u evidentua gjithashtu sa i përket orarit të punës dhe mundësive për punësim fleksibël.
Sipas rezultateve të studimit, 35% e punonjësve të huaj në Stamboll deklaruan se nuk janë të kënaqur me orarin e tyre të punës, ndërsa vetëm 24% vlerësuan pozitivisht praktikat e punës fleksibël.




