E enjte, 26 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Shmangni këto 5 gabime që lulja e Krishtlindjeve të lulëzojë sa më gjatë

Lulja e Krishtlindjeve është një nga bimët më të dashura të sezonit të festave, falë gjetheve të tij të kuqe dhe pamjes elegante. Megjithatë, shpesh ndodh që vetëm pak ditë pasi e sjellim në shtëpi, gjethet të fillojnë të bien dhe bima të humbasë shkëlqimin. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se nuk jemi kujdesur mirë për të: ndonjëherë, gabimet e vogla në vendosje, temperaturë dhe ujitja mund të ndikojnë shumë në jetëgjatësinë e saj.

1. Ta blejmë pa kontrolluar gjendjen e bimës
Gabimi i parë mund të bëhet që në momentin e blerjes. Ylli i Krishtlindjeve i ekspozuar në vende shumë të ftohta ose në ambiente me ajër të thatë mund të jetë tashmë i stresuar. Zgjidhni një bimë me gjethe të dendura, të gjelbra dhe pa njolla të errëta, ndërsa pjesët me ngjyrë duhet të jenë të forta dhe jo të varura. Toka duhet të jetë pak e lagësht, por jo e mbushur me ujë. Gjatë transportit, mbështilleni bimën për ta mbrojtur nga i ftohti.

2. Ta vendosim në një ambient shumë të ftohtë
Ylli i Krishtlindjeve vjen nga Meksika dhe preferon temperaturat rreth 18–22°C. I ftohti, ndryshimet e menjëhershme të temperaturës dhe rrymat e ajrit mund të shkaktojnë rënien e gjetheve. Prandaj, shmangni vendosjen pranë dyerve që hapen shpesh, dritareve me ajër të ftohtë apo ballkoneve. Një vend i ndriçuar, por i mbrojtur nga rrymat, është zgjedhja më e mirë.

3. Ta vendosim shumë pranë radiatorit
Edhe pse gjatë dimrit kërkojmë ambiente të ngrohta, nxehtësia e drejtpërdrejtë nuk i bën mirë kësaj bime. Radiatorët, sobat dhe oxhaqet mund të thajnë ajrin, duke bërë që gjethet të thahen në skaje dhe të humbasin ngjyrën. Mbajeni bimën të paktën një metër larg burimeve të nxehtësisë dhe shmangni rrezet e forta të diellit që kalojnë përmes xhamit.

Reklamë

4. Ta ujitim më shumë seç duhet
Një nga gabimet më të zakonshme është ujitja e tepërt. Kur toka qëndron vazhdimisht e lagur, rrënjët mund të kalben dhe gjethet të zverdhen e të bien. Përpara se ta ujitni, kontrolloni tokën me gisht: nëse 2–3 centimetrat e sipërm janë të thatë, mund t’i jepni ujë. Pas ujitjes, hiqni ujin e tepërt nga pjatëza poshtë vazos.

5. Ta lëmë pa ujë për një kohë të gjatë
Edhe mungesa e ujit është e dëmshme. Kur toka thahet plotësisht, gjethet fillojnë të përdridhen, humbasin freskinë dhe bien. Nëse bima është tharë shumë, mund ta vendosni vazon në një enë me ujë të vakët për 5–10 minuta, në mënyrë që toka të thithë lagështinë. Më pas, lëreni të kullojë mirë dhe vazhdoni të kontrolloni rregullisht gjendjen e saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.