Një gjuajtje e saktë për tri pikë, 46.3 sekonda para përfundimit të çerekut të dytë, i mundësoi atij të hyn në klubin elitar të basketbollistëve me të paktën 33.000 pikë, ku bëjnë pjesë edhe LeBron James, Kareem Abdul-Jabbar, Karl Malone dhe Kobe Bryant.

Basketbollisti 38-vjeçar nga Washingtoni e nisi karrierën në NBA në vitin 2007, me fanellën e Seattle SuperSonics, skuadër që më vonë u bë Oklahoma City Thunder.

Më pas, ai u paraqit edhe për Golden State Warriors, Brooklyn Nets dhe Phoenix Suns, ndërsa që nga viti 2025 është pjesë e Houston Rockets.

Durant ka fituar dy tituj kampioni me Golden State Warriors (2017, 2018), ndërsa në të dyja këto sezone është shpallur MVP i finaleve të NBA-së. Në vitin 2014, ai u shpall edhe lojtari më i vlefshëm (MVP) i sezonit të rregullt.