Rrugët e Gjirokastrës pistë Formula 1? Të rinjtë kryejnë manovra të rrezikshme me automjete

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.11.2026, 09:46

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një shqetësim në fshatin Nepravishtë të Gjirokastrës.

Sipas tij, disa të rinj po kryejnë manovra të rrezikshme në rrugët e fshatit, ndërsa automjetet që përdorin dyshohet se janë pa leje dhe dokumentacionin përkatës.

Qytetari kërkon ndërhyrjen e Policisë për të verifikuar situatën dhe për të marrë masa, përpara se këto veprime të rrezikojnë jetën e banorëve, veçanërisht të fëmijëve.

Banorët kërkojnë më shumë siguri dhe parandalimin e ndonjë aksidenti të mundshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit