NBA/ LeBron ndihmon Sixers të kalojnë Miami, Portland më e fortë se Wembanyama
LeBron ka zgjedhur një rivale si Miami për të arritur për herë të parë kuota të nivelit të tij që prej momentit që veshi fanellën e Philadelphia. Ylli i Sixers shkëlqeu mbrëmjen e kaluar me shifra dyshifrore në tre kategoritë, pasi ishte protagonist përballë Heats me 25 pikë, 10 topa në tabelë dhe 12 assist. Për ekipin nga Florida kjo ishte humbja e parë pas plot shtatë fitoreve radhazi.
Natën mes të mërkurës dhe të enjtes zbriti në parket edhe “alieni” Victor Wembanyama, i cili edhe pse shënoi plot 44 pikë nuk mundi që të evitonte humbjen e San Antonio-s përballë Portland.
Sa i përket ndeshjeve të tjera Minnesota mundi Oklahoma City, por humbi shërbimet e LaMelo Ball për shkak të një ndrydhje në kavilje.
Fitore të vuajtur morën edhe kampionët në fuqi të Neë York, të cilët mposhtën Cleveland falë një performance mjaft të mirë në periodën e katërt. Fitojnë edhe Houston e Memphis. A.V.
Ndeshjet
PHILADELPHIA 76ERS-MIAMI HEAT 111-104
CHARLOTTE HORNETS-CHICAGO-BULLS 105-107
NEW YORK KNICKS-CLEVELAND CAVALIERS 121-102
OKC THUNDER-MINNESOTA TIMBERWOLVES 106-113
MEMPHIS GRIZZLIES-LA CLIPPERS 115-97
MILWAUKEE BUCKS-BROOKLYN NETS 97-104
HOUSTON ROCKETS-PHOENIX SUNS 116-104
GOLDEN STATE WARRIORS-SACRAMENTO KINGS 129-110
PORTLAND TRAIL BLAZERS-SAN ANTONIO SPURS 116-111
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




