Pashja debuton në shtëpi përballë Bylisit, te Sopoti synon kthesën: Të japim maksimumin për të dalë nga kriza

Lorenc Pashja e ka nisur punën për ta rikthyer Sopotin në rrugën e duhur. I ardhur në këtë rol për të zëvendësuar Rrahman Hallaçin, trajneri nga Peqini shfaqet i vendosur ta ndihmojë skuadrën librazhdase që të kapërcejë këtë periudhë të vështirë. Megjithëse ekipi ndodhet i parafundit në renditje, me dy pikë më shumë se Oriku, shpresat janë që Sopoti të qëndrojë në këtë kategori edhe përtej sezonit aktual.

Në një intervistë dhënë për “Newsport”, trajneri Pashja tregon për situatën e ditëve të para në krye të Sopotit dhe për drejtimet ku është përqendruar së bashku me stafin e tij për ta ndihmuar skuadrën. Ai e çmon forcën e kundërshtarit ndaj të cilit do të debutojë në stol këtë të shtunë, Bylisit, teksa nuk lë pa përmendur edhe merkaton, ku mund të ketë nevojë për ndërhyrje.

Të lidhura

None found

Profesor Pashja, fillimisht urime dhe suksese në detyrën e re te Sopoti. Si ju është dukur skuadra në këto ditë të para?

Faleminderit. Skuadra është disi e ngarkuar në aspektin psikologjik për shkak të 4 humbjeve të fundit, ndaj unë dhe stafi im po përpiqemi të ngremë sadopak anën psikologjike, pasi edhe koha në dispozicion është e kufizuar.

Ju e merrni ekipin në një moment delikat, ku objektivi kryesor është qëndrimi në kategori. Çfarë pritet të ndryshojë me ardhjen tuaj?

Mendoj se të gjithë duhet të japim maksimumin për ta kaluar këtë situatë të vështirë në të cilën ndodhemi.

Debutimin në stol e keni në Librazhd përballë Bylisit. Si e prisni këtë ndeshje dhe a mund të jetë ky takim pikërisht pika e kthesës?

Është një ndeshje e vështirë, sepse kundërshtari është një ekip cilësor. Unë e ndoqa në stadium ndeshjen e tij kundër Flamurtarit dhe pashë një skuadër shumë cilësore. Megjithatë, ne do të përpiqemi të japim maksimumin dhe të fitojmë këtë takim, i cili vërtet mund të shërbejë si pikë kthese, sepse përveç pikëve do të rritet edhe morali i ekipit.

Merkatoja e janarit nuk është larg. A i keni identifikuar nevojat e para të skuadrës apo është ende herët për vlerësime?

Është ende shumë herët, por së bashku me drejtuesit kemi filluar të shënojmë pikat e para ku mendojmë se mund të ndërhyjmë.


Shtuar më 26.11.2026 10:08

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabet girişgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetmatbetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetjojobetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisSon Dakikablack jack insurancejojobet güncel girişjojobet giriş