E enjte, 26 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Vendi

GJKKO merr  vendimin, me sa vite burg dënohet nëna e Monika Kryemadhit

GJKKO ka dhënë vendimin për tre të pandehurit në fraksionin e ndarë të dosjes Meta-Kryemadhi, të cilët u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Për Fatime Kryemadhin, gjykata caktoi dënimin me 7 vite e 6 muaj burgim, i cili pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 5 vite. Në përfundim, dënimi u konvertua në 2 vite shërbim prove.

Për Ema Çokun, GJKKO caktoi 2 vite burgim, të reduktuara në 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Edhe në këtë rast, dënimi u konvertua në shërbim prove për një periudhë prej 2 vitesh e 8 muajsh. Gjykata vendosi gjithashtu heqjen e masës së sigurisë “Detyrim për paraqitje”.

Reklamë

Ndërkohë, Pirro Xhixho u shpall i pafajshëm për akuzën e korrupsionit. Për të u hoq edhe masa e sigurisë “Detyrim për paraqitje”.

Në të njëjtin vendim, GJKKO rrëzoi kërkesën e SPAK për konfiskimin e vilës së Fatime Kryemadhit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.