Tre futbollistët më të vlefshëm nga Amerika e Jugut, vlera e tyre arrin në 360 milionë euro
Tre futbollistët më të vlefshëm nga Amerika e Jugut në futbollin botëror kanë një vlerë të përbashkët prej 360 milionë eurosh, sipas të dhënave të Transfermarkt.
Në krye të kësaj liste qëndron sulmuesi brazilian i Real Madridit, Vinicius Junior, me një vlerë të tregut prej 130 milionë eurosh.
Pas tij renditen dy futbollistë argjentinas, kampionë të botës në Katar 2022: Enzo Fernandez i Manchester Cityt me 120 milionë euro dhe Julian Alvarez i Atletico Madridit me 110 milionë euro.
Megjithatë, përkundër vlerës së lartë në treg, të tre futbollistët nuk kanë pasur fillimin më të mirë të sezonit sa i përket statistikave individuale, veçanërisht në aspektin e realizimit të golave.
Vinicius Junior vazhdon të jetë një prej lojtarëve kryesorë të Real Madridit, por këtë sezon nuk ka arritur të ketë të njëjtin ndikim në shënim si në edicionet e kaluara. Braziliani ka regjistruar dy gola dhe tri asistime në 14 paraqitje zyrtare me fanellën e madrilenëve.

Në vendin e dytë gjendet Enzo Fernandez, i cili vlerësohet me 120 milionë euro. Mesfushori argjentinas është një prej emrave të rëndësishëm të Manchester Cityt, por deri më tani ka realizuar vetëm dy gola dhe ka dhënë një asistim në 16 ndeshje zyrtare.
Këto statistika vijnë në një periudhë jo të mirë për skuadrën angleze, e cila po kalon vështirësi nën drejtimin e Enzo Marescas.

Ndërkohë, treshen e plotëson Julian Alvarez, me një vlerë tregu prej 110 milionë eurosh.
Sulmuesi i Atletico Madridit ka shënuar dy gola dhe ka regjistruar pesë asistime në 13 ndeshje zyrtare këtë sezon.
Argjentinasi pati një verë të trazuar, gjatë së cilës u përfol edhe për një largim të mundshëm nga klubi madrilen, por në fund vazhdoi të jetë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Diego Simeone.

Pavarësisht statistikave jo aq bindëse në këtë fillim të sezonit, Vinicius Junior, Enzo Fernandez dhe Julian Alvarez vazhdojnë të jenë tre futbollistët me vlerën më të lartë të tregut nga kontinenti i Amerikës së Jugut, me një vlerë të përgjithshme prej 360 milionë eurosh. /Telegrafi/


































