Viti 2027 nis me një përballje të madhe: Daniel Dubois do të mbrojë titullin ndaj ish-kampionit të botës

26 Nëntor 2026
10:43
Telesport
back button

Boksieri britanik Daniel Dubois do të mbrojë titullin kampion bote në peshën e rëndë (versioni WBO) kundër neo-zelandezit Joseph Parker. Sfida mes tyre do të zhvillohet më 30 janar, në arenën “Co-op Live” në Manchester.

Dubois dhe Parker ishin planifikuar të përballeshin mes tyre në vitin 2025, asokohe për titullin IBF, por Dubois u sëmur dhe u tërhoq vetëm tri ditë para duelit. Më pas, Parker e mundi me nokaut Martin Bakole, i cili u caktua si zëvendësues në një njoftim të minutës së fundit

Vitin e kaluar, Dubois e humbi titullin IBF ndaj Oleksandr Usyk, por u rikthye fuqishëm në formë duke e ndalur dy herë Wardley, gjë që i dha atij titullin kampion bote WBO, të cilin e mban ende.

Edhe Parker është në formë të mirë, i cili gjithashtu ka arritur fitore të rëndësishme ndaj Deontay Wilder dhe Zhilei Zhang vitet e fundit. Parker, ish-kampion bote në peshën e rëndë, e humbi titullin WBO ndaj Anthony Joshua në vitin 2018.

Promotori i njohur Frank Warren u shpreh: “Kjo përballje në peshën e rëndë do të shërbejë si një nisje spektakolare për vitin 2027”.

“Është një ndeshje që të gjithë donin ta shihnin dhe jam shumë i lumtur që tani mund ta realizojmë. Danieli po hyn në kulmin e karrierës së tij dhe, kur është në formën e tij më të mirë, është e vështirë të imagjinosh dikë që mund ta mposhtë”, tha ai.

“Megjithatë, Joseph ka kohë që premton se do të bëhet sërish kampion bote, dhe tani i vjen mundësia për ta bërë këtë“, tha Warren.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit