Tirana sot përkujton 114-vjetorin e ngritjes së flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë, me një aktivitet të organizuar nga Prefektura dhe Bashkia e kryeqytetit.
Aty morën pjesë përfaqësues të institucioneve, autoritete vendore e qytetarë, të cilët nderuan këtë moment të rëndësishëm të historisë kombëtare.
Në kuadër të ceremonisë së rastit, të pranishmit vendosën kurora me lule, duke shprehur respekt dhe mirënjohje për figurat dhe kontributin e atyre që u bënë pjesë e rrugëtimit drejt Pavarësisë së Shqipërisë e që shënohet këtë të shtunë, më 28 Nëntor 1912.
Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë solemne, në shenjë nderimi për simbolin kombëtar dhe historinë e kryeqytetit në ditët e shpalljes së Pavarësisë.