Haradinaj: Zhagitja e procesit të Ligjit për Specialen është e turpshme dhe e dëmshme
Deputeti i Aleancës , Ramush Haradinaj, ka kritikuar zvarritjen e procesit lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke thënë se tërheqja e tij nuk është bërë në emër të tij apo të partisë që përfaqëson.
Haradinaj ka rikujtuar se ligji ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës me shumicë votash ndërsa ka kërkuar që personat përgjegjës për tërheqjen e tij ta përmbyllin procesin.
“Për sa i përket një ligji, është votuar në Parlamentin e Kosovës me një shumicë shumë të madhe, mbi njëqind deputetë. Tërheqja s’është në emrin tim, në emrin e Aleancës, pra nuk ka ndodhur. Kush e ka ba tërheqjen, duhet ta merr seriozisht këtë proces e ta mbyll, pra ta rikthen, ta voton, përndryshe një zhagitje çfarë po ndodh, është e turpshme dhe e dëmshme”, ka thënë Haradinaj, raporton Ekonomia Online.















