Në fjalën e mbajtur në tryezën për zhvlerësimin e euros, kryedemokrati Sali Berisha akuzoi qeverinë Rama se ka lejuar që ekonomia shqiptare të goditet rëndë, duke dëmtuar prodhimin vendas, eksportet dhe kursimet e qytetarëve. ‘Sipas një studimi të një reviste të paanshme, serioze, rezulton se mbi 75% e të anketuarve kanë dëshmuar për pasoja negative nga narko-euroja, nga zhvlerësimi i euros. Kjo është ndjerë në 89% të rasteve në rrethin e bizneseve, në 67% në ekonominë personale, tek individi. Dhe kjo është një e vërtetë shumë e hidhur. Po si është ndjerë tek individi? Çdo qytetar shqiptar përballet me rritje më të madhe të çmimeve se në çdo vend tjetër, në Shqipëri, për shkak të narko-eurove. Do t'ju jap shifrat e INSTAT-it. Në vitin 2005, çmimet e shportës në Shqipëri kushtonin 73% të mesatares europiane. Në vitin 2013, kjo ra në 66%, ra në 66% sepse u rrit prodhimi vendas. Sot është 103%.’