Thursday, November 26, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Transporti publik kundër rritjes së TVSH-së; pezullohet përkohësisht shërbimi, operatorët: Bileta rrezikon të shtrenjtohet nga 1 janari

timoni.al by timoni.al
November 26, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Në transportin publik të Tiranës vihen në shërbim 5 autobusë të parë 100% elektrik
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Transporti publik ka pezulluar përkohësisht shërbimin ditën e sotme si formë kundërshtimi ndaj ndryshimeve të propozuara në paketën fiskale për vitin 2027. Shkak është rritja e TVSH-së nga 20% në 21%, që sipas operatorëve do të sjellë rritje të çmimit të biletës dhe do të rëndojë financiarisht qytetarët.

Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë që transporti publik të përfshihet në shportën e produkteve dhe shërbimeve bazë me një normë TVSH-je prej 6%, njësoj si produktet ushqimore, duke argumentuar se transporti nuk është luks, por një domosdoshmëri për qytetarët që e përdorin për punë, shkollë dhe nevoja të përditshme. Kërkesat janë paraqitur edhe në Komisionin e Ekonomisë, ku janë sqaruar kostot dhe mundësitë për aplikimin e një norme më të ulët tatimore.

Një prej përfaqësuesve tha se pezullimi i sotëm nuk është për të penguar qytetarët të përdorin shërbimin, por një reagim për të parandaluar rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari. Një tjetër përfaqësues bëri me dije se kjo është hera e parë që sektori ndërmerr një pezullim të plotë të shërbimit, me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për pasojat e ndryshimit të TVSH-së.

Operatorët kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës, ku argumentojnë se përfshirja e transportit publik në kategorinë me TVSH të reduktuar do të kishte një kosto të përllogaritur rreth 4 milionë euro, ndërsa ndryshimet në pragun e TVSH-së do të kishin një efekt kompensues. Përfaqësuesit kujtuan se edhe gjatë krizave të mëparshme financiare kanë ndjekur rrugët institucionale, duke iu drejtuar ministrive përkatëse dhe kërkuar mbështetje për përballimin e rritjes së kostove, veçanërisht të karburantit.

Përfaqësuesi i transportit publik deklaroi se do të vazhdojnë bisedimet me të gjithë operatorët dhe do të presin vendimet që do të merren sot në Parlament, duke njoftuar më pas publikun dhe qytetarët për vendimet e mëtejshme: “Do të jemi në bisedime me të gjithë operatorët, do të shohim se çfarë do të vendoset sot në Parlament dhe më pas do të dalim me një vendim tjetër. Patjetër që do t’ju njoftojmë në kohë ju dhe qytetarët”.

Previous Post

Balla përgjigjet Alizotit: Flisni me ne, përjashtuarit; sekretarin e Partisë së Punës e keni në krye të PD

Next Post

Peleshi i tërheq vërejtje Ballës për etiketimet Kriminel, porositës vrasjesh; Berisha nuk liron foltoren pas fikjes së mikrofonit

Next Post
Peleshi i tërheq vërejtje Ballës për etiketimet Kriminel, porositës vrasjesh; Berisha nuk liron foltoren pas fikjes së mikrofonit

Peleshi i tërheq vërejtje Ballës për etiketimet Kriminel, porositës vrasjesh; Berisha nuk liron foltoren pas fikjes së mikrofonit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al