Gjekmarkaj: Nuk sollët akte normative për zjarret dhe përmbytjen, por po votoni pro dhunës ndaj të rinjve
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka kritikuar ashpër mazhorancën gjatë fjalës së tij në Parlament lidhur me aktin normativ për protestat, duke e cilësuar atë si shprehje të frikës dhe ankthit qeveritar, si dhe duke sjellë paralelizma historike dhe ndërkombëtare.
Sipas Gjekmarkajt, akti normativ synon të kthejë në ligj frikën e pushtetit përballë reagimit qytetar, duke nënvizuar se e drejta për të protestuar është pjesë e identitetit të shoqërisë.
“Të nderuar kolegë, zoti kryetar, një mazhorancë e cila e bashkon partinë me shtetin, që ndërton autokracinë, e ka patologjike urrejtjen për Sali Berishën, i cili themeloi pluralizmin, lirinë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.
Një mazhorancë e cila furnizohet me vota nga kriminelet që Sali Berisha 130 banda e futi në burg, e ka patologjike urrejtjen ndaj tij. Edhe kjo nuk na shqetëson, por sot kemi këtu një temë tjetër dhe dua t’ju them që gjatë pranverës arabe parlamenti libian, tunizian, egjiptian, sirian me shpejtësi, me logjikën tuaj, me të njëjtën frikë miratoi akte normative kundër protestuesve për t’i dënuar, për t’i sakatuar, për t’i terrorizuar siç bëni ju.
Ju po veproni njësoj. Sot ju po i jepni formë ankthit dhe frikës tuaj psikologjike. Po kërkoni që ta identifikoni frikën me ligj. Protesta është pjesë e identitetit të një shoqërie. Protesta është si traditat, është si kultura, është moment shpirtëror, është moment emocional, është hapësirë lirie që ju kërkoni ta mbyllni, por nuk do t’ia dilni dot.
Nuk e di sa prej jush e njohin filozofin e madh spanjoll, rektorin Universitetit të Salamankës, i cili ishte konservator, ishte profankist dhe ju drejtohet falë langave frankiste në momentin kur sheh që i vrasin studentët, rrahin intelektualët, persekutojnë shoqërinë që ju po e fitoni këtë kauzë sepse e keni me shumicë, forcën e shëmtuar të dhunës, por ju mungon arsyeja dhe ju mungon e drejta. Por një ditë arsyeja dhe e drejta do t’u mundin ju dhe kështu ndodhi”, tha ai.
Berisha refuzon të lirojë foltoren e Kuvendit, vijon fjalimin me mikrofon të fikur
Replika në Kuvend, Alizoti: Ju nuk doni që njerëzit të protestojnë! Balla: Distancohuni nga dhuna
Nis seanca plenare në Kuvend, Peleshi lexon rendin e ditës
- 11:04 Berisha refuzon të lirojë foltoren e Kuvendit, vijon fjalimin me mikrofon të fikur
- 10:51 Replika në Kuvend, Alizoti: Ju nuk doni që njerëzit të protestojnë! Balla: Distancohuni nga dhuna
- 10:44 Turqia dënon sulmin me dron të Ukrainës ndaj anijeve ruse në ujërat libiane: Shkelje e ligjit ndërkombëtar
- 10:31 Nis seanca plenare në Kuvend, Peleshi lexon rendin e ditës
- 10:30 KE rishpërndan fondet e Planit të Rritjes, më shumë para për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Malin e Zi
- 10:26 Mashtronin të huajt me investime të rreme, arrestohen 3 persona në Kosovë! Sekuestrohen pasuri mbi 1 milion euro