Top Channel/ Britania përgatitet për luftë? Thirrje mobilizimi për 100.000 ish-ushtarakë!
26/11/2026 11:36

Britania e Madhe ka kontaktuar rreth 100 mijë ish-pjesëtarë të forcave të armatosura për mundësinë e mobilizimit në rast të një konflikti të armatosur. Letrat u janë dërguar personave që bëjnë pjesë në të ashtuquajturën Rezervë Strategjike, me qëllim përditësimin e të dhënave personale dhe verifikimin e aftësive e përvojës së fituar pas largimit nga shërbimi ushtarak. Sekretari britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, deklaroi për Sky News se kjo nismë është pjesë e masave paraprake që qeveria duhet të ndërmarrë përballë kërcënimeve të shtuara ndaj Britanisë dhe aleatëve të saj. Ai theksoi se dërgimi i letrave nuk nënkupton domosdoshmërisht se një luftë është e pashmangshme, por se institucionet duhet të jenë të përgatitura për çdo skenar të mundshëm. Nisma vjen në një kohë tensionesh të shtuara ndërkombëtare, veçanërisht në raportet me Rusinë dhe Iranin, si dhe shqetësimeve për sigurinë e vendeve anëtare të NATO-s. Rezerva Strategjike përbën një element të rëndësishëm të mbrojtjes britanike, pasi ish-ushtarakët e saj mund të thirren për të përforcuar ushtrinë e rregullt dhe rezervistët aktivë në rast lufte. Gjatë Luftës së Ftohtë, Britania kishte një sistem të organizuar mobilizimi, ku rezervistët mbanin uniformat dhe pajisjet e tyre dhe merrnin pjesë në stërvitje të rregullta vjetore. Megjithatë, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, ky sistem ishte ndërprere për shkak të kostove financiare. Streeting nënvizoi se qeveria duhet të ketë një pasqyrë të qartë të burimeve njerëzore dhe kapaciteteve që mund të vihen në dispozicion në rast emergjence.

Top Channel/ Britania përgatitet për luftë? Thirrje mobilizimi për 100.000 ish-ushtarakë!
26/11 11:36
Top Channel/ ‘Të gjithë mbajmë briskun me vete’, Koreshi-Peleshit: Ne punojmë me kanar, akti…
26/11 11:35
Top News – Tymi toksik mbulon qytetin / Ushtria amerikane hedh në erë 5 ton lëndë plasëse
26/11 11:35
Top News – Aksident i tmerrshëm në autostradë / Ferr flakësh, përmbyset cisterna, 31 viktima
26/11 11:34
Top Channel/ Vetoja, pengesë për zgjerimin: BE diskuton reformimin e të gjithë procesit!
26/11 11:32
Top Channel/ SHBA, tarifa të reja ndaj BE-së dhe Kinës: Mbiprodhim strukturor, reagon KE!
26/11 11:31
Top Channel/ Ferri i flakëve në Egjipt: Autoçisterna shpërthen në trafik, 30 të vdekur!
26/11 11:30
Top News – Musk dhuron 18 miliardë dollarë/Aksione për çdo fëmijë të regjistruar te ‘Trump Accounts’
26/11 11:01
Top Channel/ Alarm i kuq për klimën, rekord historik me temperatura mbi normalen
25/11 23:24
Top Channel/ Von der Leyen: Shqipëria, ritëm mbresëlënës! Së shpejti, fonde të reja
25/11 23:22
Top News- ‘Jam me kancer, më ndihmoni’. Mashtroi për 10 vite, 34-vjeçarja fitoi 200 mijë dollarë
25/11 23:00
Top Channel/ Trump rikthen tarifat doganore, preken 14 partnerët tregtarë të SHBA, mes tyre BE
25/11 20:26
Top News – 600 atentate dhe çmendi mijëra gra, komandanti i fundit guerril që donte të vriste CIA
25/11 18:46
Top News – Gratë do të quhen ‘Bibi’. Talibanët u heqin emrat nga dokumentet zyrtare
25/11 18:14
Top News – Jo simbole fetare në sallat e gjyqit/ Danimarka zgjeron kufizimet për shaminë islame
25/11 17:41
Top News- Pas anijeve, sulmon bazën ajrore/ Ukraina shkatërron pesë avionë në Rusi
25/11 17:37
Top Channel/ Femicidi, Kombet e Bashkuara: “Shtëpia, vendi më i rrezikshëm për gratë”!
25/11 15:32
Top News – Boris Johnson ‘trazon’ Kremlinin / Kërkon trupa perëndimore në Ukrainë, ‘forcë simbolike’
25/11 15:19
Top News – Trump zemërohet sërish / Rrit tarifat për BE e Kinën, 16 ekonomi në shënjestër
25/11 15:09
Top News – Libia ‘i shpall luftë’ Ukrainës / Ushtria e Haftarit ‘do hakmerret’: Në kohën e duhur
25/11 14:59