Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon sot seancën plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar një sërë projektligjesh të rëndësishme, mes të cilave projektbuxheti i vitit 2027 dhe ndryshimet në paketën fiskale. Sipas urdhrit nr. 70, të datës 24 nëntor 2026, të firmosur nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, deputetët do të shqyrtojnë disa nisma që lidhen me tatimin mbi të ardhurat, tatimin mbi vlerën e shtuar, procedurat tatimore, taksat kombëtare dhe akcizat.