Janë të paktën 30 të vdekuruit dhe 25 të lënduarit nga shpërthimi i një autocisterne që transportonte produkte nafte në një unazë rrugore të Kajros, jo shumë larg qendrës së qytetit, në orarin e pikut të trafikut. Pamjet e publikuara nga mediat vemndase treguan një zjarr gjigant në rrugë, ku disa automjete u përfshinë nga flakët. Zjarri shpërtheu në unazën rrugore, në zonën e Al Warak, në një pikë që ndodhet mbi një tunel. Në operacionet e shpëtimit morën pjesë 39 autoambulanca. Ekipet e mbrojtjes civile arritën me vështirësi t`i vinin flakët nën kontroll.